Arrestohen me heroinë, tre të rinjve iu zbulohet dhe vjedhja e energjisë
Policia e Korçës në bashkëpunim me Strukturat Kundër Krimit të Organizuar, kanë finalizuar me sukses operacionin “Mitropolia”, duke bërë të mundur sekuestrimin 12.4 gr heroine si dhe arrestimin e 3 të rinjve, si dhe shpalljen në kërkim të një personi.
Në pranga kanë rënë Thimaq Mita, 22 vjeç, 2. Vasjan Guri Naum, 23 vjeç, Ergys Goskova, 19 vjeç, ndërsa u shpall në kërkim shtetasi O.P.
Sipas policisë, arrestimi i tyre u bë pasi në lagjen “ 3” gjatë kontrollit të ushtruar në lokalin që kishin në përdorim të katër këta persona, në ambientet e brendshme iu gjet dhe u sekuestrua në cilësinë e provës materiale 49 doza heroinë me peshë 12.4 gr.
Gjithashtu u sekuestruan në cilësinë e provës materiale edhe 238.100 lekë të reja, 20 euro, 10 dollar, si dhe 7 aparate telefonike celula. Në lokalin që kishin në përdorim të katër personat u konstatua gjithashtu dhe lidhje të paligjshme për vjedhjen e energjise elektike.
Efektivët e Korçës theksojnë se vijon puna për kapjen e autorit të katërt, si dhe puna për zbardhjen e plotë të rrjetit të trafikut. Ndërkaq, materialet ndaj të arrestuarve i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme penale.
Add new comment