Arkiv-Lajme të përditësuara

Tiranë, atmosfera e 70-vjetorit të çlirimit, festa ndizet në mbrëmje

Postuar në 29 Nëntor, 2014 10:14

Ndryshe nga vitet e tjera kur bulevardi “Dëshmorët e Kombit” pushtohej nga lëvizja e njerëzve të veshur me flamuj, këtë vit lëvizjet e qytetarëve ishin të pakta, ndërsa flamujt i sheh rrallë e më rrallë. 

Fushë-Krujë, tritol shtyllës së tensionit, ndalohet shpërthimi

Postuar në 29 Nëntor, 2014 07:20

Një sasi eksplozivi është vendosur në këmbët e një shtylle të tensionit të lartë në fshatin Halilaj të Fushë-Krujës.
 
Fatmirësisht lënda plasëse nuk ka shpërthyer, ndërsa në Komisariatin e Fushë-Krujës rreth orës 11:00 erdhi informacioni për këtë ngjarje. Eksperte xhenierë kanë çaktivizuar lendën plasëse, ndërsa policia po punon për identifikimin dhe kapjen e autorëve.
 
Nga hetimet paraprake del se eksplozivi ishte planifikuar të shpërthente në kohën kur në kryeqytet po mbahej ceremonia ushtarake në nder të 70 vjetorit të çlirimit.
 

Has, pranga ish-drejtorit të OSHEE, vidhte energjinë në lokal

Postuar në 29 Nëntor, 2014 07:19

Në Has, vetë personi që ka qenë në krye të Operatorit të Shpërndarjes së Energjisë Elektrike është vënë në pranga pasi vidhte energjinë.
 
Ish-drejtori i OSHEE Sulejman Brati u arrestua në flagrancë në kuadër të operacionit që OSHEE po zhvillon në bashkëpunim me Policinë e Shtetit për ndërprerjen e lidhjeve të jashtëligjshme të energjisë elektrike.
 
56-vjeçari Brati, banues në fshatin Golaj, u arrestua pasi në lokalin e tij, kishte bërë lidhje të paligjshme të energjisë elektrike.  

Keqtrajtoi me shkop bejsbolli shoferin, 45 orë punë policit

Postuar në 29 Nëntor, 2014 03:32

Një efektiv policie është dënuar nga gjykata e Tiranës pasi ka rrahur me shkop bejsbolli shoferin e një betoniere. Xhevdet Dedja është shpallur fajtor dhe dënuar me 45 orë punë të detyrueshme pasi në mujin prill ka rrahur shtetasin Gentjan Beqirllari. Fillimisht gjykata e ka dënuar me 2 muaj burg efektivin e policisë, por më pas ky dënim është konvertuar në një dënim me kusht, duke e detyruar të dënuarin të kryejë 45 orë punë të detyruar pranë një ndërmarrje shtetërore.

Rrëfehen autorët: Si përdhunuam çiftin në pyll. U zbuluan nga telefoni

Postuar në 29 Nëntor, 2014 03:31

“Ishim në pyllin e Semanit duke mbledhur boçe, kur pamë një çift të zhveshur e duke kryer marrëdhënie seksuale. Atëherë na erdhi mendimi të bënim atë që bëmë”. Kështu janë shprehur para prokurorit dy të rinjtë e arrestuar paraditen e djeshme në Seman të Fierit, të cilët akuzohen për përdhunimin dhe grabitjen e një çifti të rinjsh, ngjarje e ndodhur me 20 tetor të këtij viti.

"Banda e Bakos", grupi i vrasësve me pagesë drejtohej nga një grek

Postuar në 29 Nëntor, 2014 03:29

Shtëpia, që shihni në foto, është ndërtesa në të cilën strehohej grupi kriminal i shqiptarëve, që përbëhet nga 7 persona, tre prej të cilëve tashmë kanë rënë në pranga. Bëhet fjalë për strehën në të cilën u kap Arbër Bako bashkë me kushëririn e parë të tij, një 23-vjeçar, që për policinë greke mendohet se është djali i tezes së Arbërit.

Itali, shkatërrohet rrjeti, pranga 4 shqiptarëve për prostitucion

Postuar në 28 Nëntor, 2014 16:30

Policia italiane ka shkatërruar sot një bandë për shfrytëzim prostitucioni ku në pranga kanë rënë katër shtetas shqiptarë.
 
Lajmi bëhet i ditur nga mediat italiane sipas të cilave, banda e shfrytëzimit ushtronte aktivitetin e tyre në Padova të Italisë. Deri më tani nuk bëhen të ditur emrat e shqiptarëve të arrestuar, ndërsa mësohet se grupi kriminal arrinte të siguronte deri në 3 mijë euro nga aktiviteti i tyre i jashtëligjshëm.
 

Shkodër, aksion policor, kapen sasi armësh, pranga një 38 vjeçari

Postuar në 28 Nëntor, 2014 16:27

Policia e Shkodrës ka finalizuar me sukses mbrëmjen e sotme një operacion policor në të gjithë qytetin, ku janë sekuestruar një sasi e konsiderueshme armësh pa leje dhe municione të tjera, ndërsa ka rënë në pranga edhe një 38 vjeçar.

Mësohet se operacioni është zhvilluar në disa lagje të qytetit ndërsa në pranga ka rënë Ndok Marku 38 vjeç, banues në lagjen “Tepe” i cili është arrestuar nën posedimin e një arme zjarri automatik.

Sipas policisë, aksioni do të vijojë përgjatë gjithë mbrëmjes ku priten edhe zhvillime të tjera gjatë tij.  

Qosja: Berisha dhe Basha duan ta mbajnë vendin në epokën e gurit

Postuar në 28 Nëntor, 2014 13:45

Akademiku Rexhep Qosja në një intervistë për përditshmen kosovare “Epoka e Re”, ka komentuar protestën që opozita në Shqipëri ka mbajtur të shtunën e kaluar, duke akuzuar ish­kryeministrin Sali Berisha dhe kreun e PD­së Lulzim Basha se duan ta mbajnë Shqipërinë në gjendje anarkie.

Sarandë, shoferi humb kontrollin në gjendje të dehur, 2 të plagosur

Postuar në 28 Nëntor, 2014 12:54

Dy të plagosur është bilanci i një aksidenti rrugor të regjistruar pasditen e sotme në aksin Sarandë-Pllakë. Një automjet ka dalë nga rruga në vendin e quajtur “Ura e Cukës”, e për pasojë kanë mbetur të plagosur, Arben Mirdita e Luan Plloshmi.

Të plagosurit janë nisur drejt spitalit të Sarandës me makina të rastit. Policia ka mbërritur ne vëndngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të plota të aksidentit.

Paraprakisht dyshohet se shkak i aksidentit është humbja e kontrollit të mjetit nga shoferi, i cili mendohet të ketë qenë në gjëndje të dehur.  

Pages

Subscribe to RSS - Arkiv-Lajme të përditësuara