Arkiv-Lajme të përditësuara
‘Muze’ për viktimat e komunizmit. Basha: Po promovohet E.Hoxha
TIRANË - Gjatë ceremonisë së organizuar nga Bashkia Tiranë për ngritjen e muzeut virtual, për viktimat e komunizmit "In Memoriam 1944-1990", Lulzim Basha u shpreh se prej 1 viti përballemi me promovimin e figurës së Hoxhës.
Duke e cilësuar Enver Hoxhën, si armikun më të egër të Shteteve të Bashkuar dhe Evropës së Bashkuar, Basha tha se prej një viti portreti i tij valvitet mbi kokën e kryeministrit.
Kjo sipas tij është përdhosja më e ndyrë ndaj mijërave personave që u torturuan, u vranë e burgosën se donin lirinë.
Kërcënohet me jetë vajza e deputetit të PS Dashamir Peza
Vajza e deputetit të Partisë Socialiste, Dashamir Peza, Amantia Peza është sulmuar nga një 45-vjeçar. Fatmir Shuli, njihet si një njeri i cili kishte çrregullime mendore dhe sipas kallëzimit të bërë në polici nga 31-vjeçarja Peza, është bërë edhe shoqërimi në polici i 45 vjeçarit.
Shuli dyshohet se ka ngacmuar ku 31-vjecaren gjatë momentit kur ka qenë duke ecur në rrugë.
Dardha bie nën dardhë...19 vjeçari dhunon gjyshërit për pronat...si i ati.
Policia e Elbasanit njofton për vënien në pranga të një 19 vjecari i cili ka dhunuar gjyshërit e tij. Sipas uniformave blu të Elbasanit ngjarja ka ndodhur në fshatin Hajdaran të Elbasanit, ku 19-vjeçari Alban Preci ka ushtruar dhunë fizike ndaj të moshuarve Xhemal dhe Rabije Preci.
Mëoshet se dhuna ka qenë pasojë e një debati për shkak të një konflikti të hershëm pronësie. Dy të moshuarit gjyshërit kanë denoncuar nipin në policinë e Elbasanit.
Ndërkohë që policia një vit më parë ka arrestuar babain e 19-vjeçarit, Ilir Preci, për të njëjtin shkak.
Firmoset marrëveshja, Shqipëria grant 17.8 milionë euro nga BE.
Ministrja e Integrimit Europian Klajda Gjosha firmosi sot një marrëveshje me Bashkimin Europian, ku Shqipërisë i jepet një grant prej 17.8 milionë euro për shtatë projektesh. Në ambientet e MIE, u zhvillua sot ceremonia e nënshkrimit të Marrëveshjes së Financimit IPA 2013, me menaxhim të decentralizuar. Marrëveshja u firmos për palën shqiptare nga ana e Ministres së Integrimit Europian, dhe për palën evropiane nga Yngve Engstroem, Shefi i Operacioneve të Delegacionit të Bashkimit Europian në Tiranë.
Bie nga pallati në ndërtim, vdes një punëtor në Elbasan.
Një person ka gjetur vdekjen në Elbasan si pasojë e një aksidenti në punë. Një person, i cili ka qenë duke punuar në katin e gjashtë në një pallat në ndërtim e sipër ka humbur ekuilibrin dhe është rrëzuar prej tij duke humbur jetën. Nga të dhënat paraprake, viktima është një person i moshës 35 vjeçare, identiteti i të cilit nuk bëhet i ditur. Në vendin e ngjarjes kanë mbërritur efektivët e policisë, të cilët po punojnë për të hedhur dritë mbi gjithë sa ka ndodhur dhe mbi kushtet e sigurisë në punë.
Gjykata e Tiranës shpall të pafajshëm Shpëtim Gjikën.
Gjykata e Tiranës ka shpallur të pafajshëm kryebashkiakun e Vlorës, Shpëtim Gjika të akuzuar për falsifikim dokumentash. Ky vendim është dhënë mesditën e sotme, ku krahas tij janë shpallur të pafajshëm edhe Eleni Dardha, Gentian Sherifaj, Gëzim Feta dhe Blerdi Liçaj. Gjithashtu është tërhequr edhe masa e sekuestros për prishjen e dy pallateve, për të cilat prokuroria argumentoi se janë ndërtuar në bazë të lejeve dhe dokumenteve të falsifikuara.
Ndalohet sezoni i gjuetisë në Ohër ...por peshkatarët shkelin ligjin.
Peshkimi i paligjshëm vijon të mbetet një nga fenomenet më shqetësuese në liqenin e Ohrit në Pogradec. Situata vijon të agravohet çdo ditë e më shumë, ndërsa askush nuk ndërhyn për ta ndalur këtë masakër mjedisore.
Edhe pse një muaj më parë është nxjerrë urdhëri i ndalimit të peshkimit të paligjshëm nga ministria e bujqësisë, zhvillimt rural dhe mbrojtja e ujrave situata vijon të jetë shqetësuese. Sipas kryetarit të peshkimit Adriatik Dokollari, ultimatumi i dhënë nga ministria duhet të respektohet pasi është mënyra e vetme për ti kthyer identitëtin liqenit të Ohrit.
Shkodër, shpërthim me eksploziv në katin e tretë të një pallati
Një apartament në katin e tretë të një pallati në lagjen Rus të Shkodrës është bërë objekt i një sulmi me eksploziv mbrëmjen e se merkurres. Lënda plasëse është vendosur në derën e aparatamentit të shetetasit, Xheneto Shkëmbi, që ndodhet në katin e tretë të një pallati parafabrikatë.
Shpërthimi ka alarmuar familajrët e Xheneto Shkëmbit si dhe banorët e pallatit, ndërsa në vëndngjarje kanë mbërritur menjëhërë në ëvndgjarje dhe kanë nsiur hetimet.
Mësohet se Xheneto Shkëmbi kishte dale vetëm dy muaj më parë nga burgu, ku kishtye qënë i dënuar për trafik lëndësh narktotike.
Lezhë, 3 të armatosur e me maska grabisin 13 mln lekë në një banesë
Banesa e shtetasit, Kol Gega, në fshatin Kallmet të Lezhes ka rënë pre e tre grabitësve të armatosur mbrëmjen sotme. Agresorët të maskuar kanë hyrë në banesë dhe nën kërcënimin e armëve kanë mundur të marrin një sasi prej 1 milionë lekësh t ë reja, 2 mij ë eurosh dhe një aparat celular.
Sipas familjarëve, grabitësit nuk kanë mundur t’i njohin, ndërsa saktësojnë se hajdutët nuk kanë ushtruar dhunë.
Në momentin e grabitjes në banesë ndodheshin vetëm kryefamiljari me bashkëshorten e tij dhe nënën, teksa fëmijët ndodhen në emigracion.
Kukës, miu lë pa drita gjithë qytetin. OSHHE riparon pas 4 orësh defektin
Banorët e qytetit të Kukësit pasditen e sotme janë privuar nga mungesa e energjisë elektrike për disa orë.
Shkak për këtë është bërë një shkëputje e fidrave të njërit prej transformatorëve të Nënstacionin e Rexhepajve disa kilometra larg qytetit të Kukësit.
Sipas ekspertëve djegia e transformatorëve ka ardhur për shkak te rënies në rrjet të një brejtësi që ka sjellë edhe ndërprerjen e energjisë .