Kërcënohet me jetë vajza e deputetit të PS Dashamir Peza
Vajza e deputetit të Partisë Socialiste, Dashamir Peza, Amantia Peza është sulmuar nga një 45-vjeçar. Fatmir Shuli, njihet si një njeri i cili kishte çrregullime mendore dhe sipas kallëzimit të bërë në polici nga 31-vjeçarja Peza, është bërë edhe shoqërimi në polici i 45 vjeçarit.
Shuli dyshohet se ka ngacmuar ku 31-vjecaren gjatë momentit kur ka qenë duke ecur në rrugë.
Burime pranë uniformave blu bënë me dije se Amantia Peza u sulmua nga 45 vjeçari Fatmir Shuli pak ditë më parë, për shkaqe që ende nuk bëhen të ditura nga grupi hetimor.
Ndërsa një ditë më parë u bë publik edhe grabitja e vajzës së ministrit të Drejtësisë, Nasip Naço. 21-vjeçarja, Betina Naço ka rënë pre e një grabitje me dhunë rreth 2 javë më parë teksa kthej për në banesë në zonën e ish bllokut në kryeqytet.
Ngjarja konfirmohet nga burime pranë Policisë së Shtetit, ndërsa kallëzimi aktualisht po ndiqet nga Prokuroria e Tiranës.
Add new comment