Ndalohet sezoni i gjuetisë në Ohër ...por peshkatarët shkelin ligjin.
Peshkimi i paligjshëm vijon të mbetet një nga fenomenet më shqetësuese në liqenin e Ohrit në Pogradec. Situata vijon të agravohet çdo ditë e më shumë, ndërsa askush nuk ndërhyn për ta ndalur këtë masakër mjedisore.
Edhe pse një muaj më parë është nxjerrë urdhëri i ndalimit të peshkimit të paligjshëm nga ministria e bujqësisë, zhvillimt rural dhe mbrojtja e ujrave situata vijon të jetë shqetësuese. Sipas kryetarit të peshkimit Adriatik Dokollari, ultimatumi i dhënë nga ministria duhet të respektohet pasi është mënyra e vetme për ti kthyer identitëtin liqenit të Ohrit.
"Si çdo vit tjetër në përiudhen Nëntor deri me 1 mars ndalohet gjuetija e peshkimit përveç sardelëç, po të funksionojë ligji, çdo gjë shkon në indentitet." shprehet Dokollari
Ndërkaq Dokollari shton se të gjithë peshkatarët e licensuar janë të pajisur me varka ngjyrë të verdhë dhe me numurin përkatws ç’ka e bën më të lehtë dallimin e personave të paligjshëm, por kjo kërkon edhe bashkëpunimin e policisë kufitare dhe Inspektoriatit të Peshkimit.
"Kemi bërë takime me inspektoriatin e peshkimit me shefin e kufirit, dhe shefin e rendit. Kemi bërë një plan të përbashkët për dalje dhe kontrollin e liqenit të gjuetisë." shprehet ai
Në qytetin e Pogradecit janë 200 peshkatarë të licensuar që ushtrojnë aktivitetin në ujërat e liqenit, ndërsa 150 janë të palicensuar.
Add new comment