Arkiv-Lajme të përditësuara
Porto Palermo dhe Kepi i Rodonit së shpejti në listën e zonave te mbrojtura
"Monitorimin për Menaxhimin e Zonave të Mbrojtura Detare në Mesdhe" është Workshopi i organizuar për herë të parë në vendin tonë nga Med PAN në partneritet me ministrinë e mjedisit . Në Shqipëri janë 6 zona bregdetare të mbrojtura ndërko që po studiohen edhe dy të tjera , Porto Palermo dhe Kepi i Rodonit. Në fjalën e tim Ministri Koka u ndal në rëndësinë që ka mbrojtja e zonave detare nga shkatërrimi që po pësojnë si rezultat i urbanizimit.
Hasmëria e familjeve Llani-Shkreta Prokuroria kërkon 50 vite burgim
Prokuroria e Kurbinit ka kërkuar dënimin me nga 25 vjet burg për secilin nga vëllezërit Jetmir dhe Muharrem Llani, të akuzuar për veprën penale të “Vrasje me paramendim” dy herë (një herë e mbetur në tentativë) dhe “Prodhim dhe mbajtje pa leje e armëve luftarake dhe municionit”.
Krerët e besimeve fetare në Bunk’Art: Harmonia, vlera jonë
Aseti më i çmuar i Shqipërisë është bashkëjetesa fetare. Këtë kanë thënë njëzëri krerët e institucioneve fetare në vendin tonë, ndërsa të ulur bashkarish në një panel në bunkerin e ish-diktatorit Hoxha, përbënë kartolinën më të bukur për ta dëshmuar këtë.
Greqi, arrestohet shqiptari që plagosi 15 persona në lokal nate
Pas katër ditësh kërkimi intensiv, policia greke ka arritur të vërë në pranga 31 vjeçarin shqiptar Arbër Bako i cili plagosi me armë zjarri kallashnikov 15 persona në një lokal nate në Athinë, mbrëmjen e së shtunës.
Lajmi bëhet i ditur nga mediat greke sipas të cilave shqiptari është arrestuar në katin e nëndheshëm në një apartament të një miku të tij në Athinë në lagjen “Goudi”.
Tiranë, INUK vijon ndërhyrjet tek Unaza e Re për ndërtimet pa leje
Inspektoriati Ndërtimor Urbanistik Kombëtar, ka rinisur që në orët e para të mëngjesit të sotëm aksionin në Tiranë, për prishjen e ndërtimeve pa leje dhe lirimin e hapësirave publike.
Edhe ditën e sotme, aksioni i INUK do të jetë i përqëndruar në zonën e Unazës së Re, përkatësisht nga rreth rrotullimi i Doganës dhe deri tek Pallati me Shigjeta.
Ndërhyrja e INUK në këtë zonë vijon prej disa ditësh për prishjen e ndërtimeve pa leje, ndërsa deri më tani nuk raportohen konflikte me pronarët.
Deputeti i PD Astrit Veliaj, “përlan” edhe tokën e Cirkut Kombëtar
Pasi “përlau” me një skemë të dyshimtë maternitetin e vjetër të Beratit, mbi të cilin ngriti universitetin “Albanian University”, deputeti i PD Astrit Veliaj, njëherësh dhe presidenti i “Albanian University”, tashmë do të gllabërojë dhe sipërfaqen tokësore ku ndodhet çadra e Cirkut Kombëtar.
Nëpërmjet disa “akrobacive” ligjore, në gjykatën e Tiranës, KKKP dhe “cirkut” me pronarët e truallit, Veliaj ka arritur të bëhet pronar i kësaj sipërfaqe toke.
Gjirokastër, ndalohen 71 klandestinë Sirianë, kishin destinacion Malin e Zi
Një grup klandestinësh nga Siria janë ndaluar nga policia pasditen e sotme në Gjirokastër. 71 klandestinët, mes tyre gra dhe fëmijë, janë ndaluar nga uniformat blu të Gjirokastrës rreth orës 19:00 në luginën e lumit Drino.
Sipas policisë së Gjirokastrës, klandestinet kishin hyrë në vendin tonë përmes kufirit jeshil me Greqinë, dhe kishin si destinacion Malin e Zi.
Klandestinët janë shoqëruar në komisariatin e Gjirokastrës, për të kryer më pas veprimet e nevojshme.
Konflikti për pronën, masakrohen me motosharrë, dy të plagosur
Tre persona kanë mbetur të plagosur, dy prej tyre në gjendje të rëndë, pas një konflikti për motive pronësie. Sipas policisë ngjarja ka ndodhur në fshatin Domgjon, komuna Fan Mirditë.
Tiranë, shkatërrohet një bazë prostitucioni ku shfrytëzohej 1 e mitur
Policia e kryeqytetit ka shkatërruar një bazë prostitucioni, duke vënë në pranga 2 tutorët të cilët shfrytëzonin edhe një vajzë të mitur.
Burime nga policia e kryeqytetit, bëjnë me dije se dy tutorët e arrestuar janë Embro Dashi dhe Flamur Dashi, ndërsa e mitura është me inicialet P.B.
Po sipas policisë së Tiranë bëhet e ditur se tutorët shfrytëzonin të miturën për 150 euro.
Gjithashtu blutë e kryeqytetit kanë arrestuar edhe dy klientë, emrat e të cilëve nuk bëhen të ditur.
Korçë, arrestohen 3 persona për trafikim të lëndëve narkotike
Nga strukturat Kundër Krimit të Organizuar pranë Drejtorisë së Policisë Qarkut Korçë, sot u bë e mundur finalizimi me sukses i operacionit "Mitropolia" duke vënë në pranga 3 persona të cilët akuzohen për trafik lëndësh narkotike.
Në kuadër të këtij operacioni mësohet se u bë e mundur kapja e 49 dozave me peshë 12.4 gr, të dyshuara si heroinë.,