Greqi, arrestohet shqiptari që plagosi 15 persona në lokal nate
![](https://www.respublica.al/sites/default/files/styles/large/public/2015/07/28/8219_h_0.jpg?itok=w17bWFpg)
Pas katër ditësh kërkimi intensiv, policia greke ka arritur të vërë në pranga 31 vjeçarin shqiptar Arbër Bako i cili plagosi me armë zjarri kallashnikov 15 persona në një lokal nate në Athinë, mbrëmjen e së shtunës.
Lajmi bëhet i ditur nga mediat greke sipas të cilave shqiptari është arrestuar në katin e nëndheshëm në një apartament të një miku të tij në Athinë në lagjen “Goudi”.
Po ashtu bëhet e ditur se së bashku me të është arrestuar edhe miku i tij, i cili sipas mediave greke është shqiptar, po identiteti i tij nuk bëhet i ditur. Mësohet se forca të shumta policie si dhe një helikopter është angazhuar për arrestimin e shqiptarit 31 vjeçar.
Megjithatë pavarësisht kësaj, siç raportohet, Bako nuk ka bërë rezistencë në momentin e arrestimit. Aktualisht ai po merret në pyetje lidhur me rrethanat e masakrës në zonën e Mikrolimanos në Athinë, ku shqiptari plagosi 15 persona.
Prej katër ditësh policia greke ishte vënë në ndjekje të shqiptarit lidhur me masakrën në Mikrolimano, ku fotografia e shqiptarit ishte shpërndarë në të gjithë Greqinë dhe në pikat kufitare.
Add new comment