Korçë, arrestohen 3 persona ​për trafikim të lëndëve narkotike

Postuar në 25 Nëntor, 2014 12:08

Nga strukturat Kundër Krimit të Organizuar pranë Drejtorisë së Policisë Qarkut Korçë, sot u bë e mundur finalizimi me sukses i operacionit "Mitropolia" duke vënë në pranga 3 persona të cilët akuzohen për trafik lëndësh narkotike.

Në kuadër të këtij operacioni mësohet se u bë e mundur kapja e 49 dozave me peshë 12.4 gr, të dyshuara si heroinë.,

Nga efektivët e policisë së Korçë bëhet e ditur se të arrestuarit janë: Thimaq Mita, 22 vjeç, Vasjan Naum, 23 vjeç dhe Ergys Goskova, 19 vjeç. Gjithashtu është bërë edhe shpallja në kërkim e një bashkëpunëtori të 4 me inicialet O.P.
Bëhet e ditur se arrestimi i tyre u bë pasi në lagjen Nr. 3 të Korçës, gjatë kontrollit të ushtruar në lokalin që kishin në përdorim të katër shtetasit, në ambjentet e brendshme janë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale dozat e heroinës.

Gjithashtu në lokalin që kishin në përdorim katër persoant e akuzuar për trafik droge, u kostatua dhe lidhje të paligjshme për vjedhjen e energjise elektike.  

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.