Arkiv-Lajme të përditësuara
Vjedhja e energjisë, sot jane arrestuar 6 persona dhe janë prerë 602 lidhje
Edhe sot kanë vazhduar kontrollet e policisë në bashkëpunim me OSHEE-në, për ndërprerjen e lidhjeve të paligjshme të energjisë elektrike si dhe për vënien para drejtësisë të autorëve të vjedhjes së energjisë elektrike.
Në të gjithë vendin kanë vepruar 66 grupe të përbashkëta polici – OSHEE, ndërsa nga kontrollet e kryera në terren , në abonentët biznes dhe familjarë, janë arrestuar 6 persona, të cilët akuzohen për vjedhje të energjisë elektrike .
Vetëm sot janë kryer 903 kontrolle si dhe janë ndërprerë 602 lidhje të paligjshme të energjisë dhe abonentve debitorë.
Lejuan ndërtime në bregdet, arrest me burg 5 ish-zyrtarëve të Rrashbullit
Gjykata e Durrësit ka dhënë sot masën e sigurisë për 5 ish-zyrtarë të komunës Rrashbull, të akuzuar për “shpërdorim detyre” në dhënien e lejeve të ndërtimit në zonën e ndaluar të plazhit të Shkëmbit të Kavajës. Gjykata ka shpallur fajtor dhe ka dënuar me burgin Viktor Ndrekën, Vasil Gjonin, Sabri Trocin, Erifili Theoharin, dhe Fatjon Aliaj; ndërsa për Nevjana Isufi ka dhënë pafajësi. Ndërkaq, Gjykata e Durrësit vijon gjykimin me procedurë normale për kryetarin e komunës Rrashbull, Hysen Gashi.
Ndahet nga jeta, Petrit Bushati, Ambasadori i Shqipërisë në Maqedoni
Ambasadori i Shqipërisë në Maqedoni, Petrit Bushati, ndërron jetë. Sipas njoftimit të Ministrisë së Punëve të Jashtme, ambasadori Bushati vdiq në Maqedoni pas një sëmundje të rëndë. Ai ishte caktuar në këtë detyre disa muaj me pare. Petrit Bushati ishte një diplomat karriere. Me herët ai ka shërbyer si përfaqësues i Shqipërisë ne vende te ndryshme, si Suedi e Serbi, si dhe ka shërbyer në ambasadën tonë në ShBA. Pas ndarjes se tij nga jeta ka reaguar edhe Ministri i Jashtem Ditmir Bushati, përmes një postimi në tëitter. “dhimbje e thelle për ambasador Petrit Bushatin.
Protesta e PD, qytetarë nga rrethet i bashkohen me autobuzë e makina
Dhjetëra protestues janë nisur nga qytetet kryesore të vendit per t’iu bashkuar protestës së organizuar nga PD në kryeqytet. Qytetarët protestojnë kundër varfeërisë, papunësisë dhe rritjes së cmimit të energjisë.
Protesta e PD, policet ruajnë Kryeministrinë, s'kishte incidente
Sërish permitetri i sigurisë në bulevardin "Dëshmorët e Kombit" ku dhe u vendos podimumi i protestës së 22 nëntorit ju besua policeve.
Për menaxhimin e situatës dhe ruajtien e sigurisë masa u morën dhe nga efektivët e Gardës ndërsa në taracat e objekteve përreth kryeministrisë qëndruan vrojtuesit me dylbi si dhe snajpersitët.
Bllokimi i akseve rrugore në të cilën protestuesit marshuan për të mbërritur para kryeministrisë nisi prej orës 10, teksa në protestën dy orëshe sipas policisë së Tiranës nuk u shënua asnjë incident.
Lushnje, Drejtoresha e Arsimit e djali i saj në pranga për ryshfet
Drejtoresha e Arsimit në Lushnje Liza Tabaku dhe djali i saj Xhanluka Tabaku janë arrestuar nën akuzën e korrupsionit. Në pranga për të njëjtën akuzë ka rënë edhe mësuesi i fiskulturës Rigels Zenelaj i cili jepte mësim në Komunën Allkaj.
Pas operacionit të koduar “Mësuesi” nga Sektori i Krimit Ekonomik u bë e mundur kapja e këtyre 3 shtetasve me akuzën e korrupsionit aktiv dhe pasiv në funksione shtetërore.
Në momentin e arrestimit Drejtoreshës së Arsimit iu gjend një sasi parash. Policia e Fierit vijon hetimet e metejshme.
Lezhë, arrestohet kreu i Shoqatës së Jetimëve, i vuri flakën zyrës
Policia e Lezhës ka arrestuar kryetarin e Shoqatës së Jetimëve të këtij qyteti. Në pranga ka rënë Ndoc Lulaj, pasi sipas policisë ky i fundit është autori i zjarrvënies së zyrës së kësaj shoqate ditën e djeshme.
Sipas bluve të Lezhës, Lulaj i vendosi dje zjarrin zyrës së Shoqatës së Jetimëve për të djegur dokumentet.Nuk dihen ende arsyet se përse Lulaj ka vendosur të djegë dokumentet e kësaj shoqate, ndërkohë që vijojnë hetimet e policisë lidhur me këtë ngjarje.
Rriten tarifat, pasaportat 1500 lekë kartat e identitetit 300 lekë më tepër
Shqiptarët, që do të aplikojnë nga 1 Janari i vitit 2015-s për karta të reja identiteti dhe pasaporta biometrike do t’u duhet të paguajnë më shumë. Letërnjoftimet do të kenë element shtesë sigurie, por edhe do të mundësojnë përfitimin e shërbimeve publike elektronikisht.
Nga 1 janari, shtetasit shqiptarë do të paguajnë 1 500 lekë për kartat e identitetit dhe 7 500 lekë për pasaportat biometrike. Kuponët e rinj me tarifat e reja do të jenë në shitje nga 1 janari i vitit të ardhshëm ndërsa kuponët ekzistues do të mund të përdoren deri me 30 dhjetor.
Gjirokastër, përfshihet nga flakët një shtëpi në lagjen “Palorto”
Në banesë në lagjen “Palorto” në Gjirokastër është përfshirë nga flakët mbrëmjen e sotme. Menjëherë në vendin e ngjarjes kanë mbërritur forcat e policisë dhe po punohet për shuarjen e flakëve të zjarrit, ndërsa mësohet se fatmirësisht nuk ka persona të lënduar. Banesa në pronësi të shtetasit Yzeir Cefa ndodhet në zonën e mbrojtur në qytetin e Gjirokastrës.
Sipas drejtoritë të zjarrfikëses në Gjirokastër Kujtim Bizhga, forcat zjarrfikëse po punojnë për normalizimin e flakëve të zjarrit, dhe situata është nën kontroll.
Vidhnin energjinë, arrestohet një pronar lokali dhe elektricisti në Vorë
Pronari i një biznesi në Vorë dhe elektricisti i kësaj bashkie janë vënë në pranga ditën e sotme pasi akuzohet për vjedhje të energjisë elektrike. Në lokalin e Ali Xhorxhit, pas një kontrolli të ushtruar nga inspektorët e OSHEE është konstatuar lidhje e paligjshme e energjisë elektrike. Lidhur me këtë fakt është arrestuar edhe elektricisti i bashkisë së Vorës, Adem Qinami.
Të dy personat janë shoqëruar në komisariatin numër 5, ndërsa materialet i kanë kaluar Prokurorisë së rrethit për procedim të mëtejshëm penal.