Arkiv-Lajme të përditësuara

Lejoi ndërtim në breg të detit, 2 vite burg punonjësit të bashkisë Vlorë

Postuar në 19 Nëntor, 2014 14:05

Prokuroria e Vlorës ka kërkuar dënimin me 2 vite burg dhe 2 vite heqje të së drejtës për të ushtruar funksione publike për ish-drejtorin Urbanistik në Bashkinë e Vlorës, Odhise Zoto. Ish-drejtori Urbanistik i Bashkisë Vlorë akuzohet për shpërdorim detyre. Sipas organit të akuzës, nga hetimet ka rezultuar se Zoto në kundërshtim me ligjin dhe me detyrën që mbante, ka hartuar dokumentacionin për ngritjen e një godine shërbimi dhe banimi në breg të detit, në zonën e Ujit të Ftohtë, në Vlorë, nga shoqëria “G.B. A-Konstruksion” sh.p.k, një zonë në të cilën nuk lejohet absolutisht ndërtimi.

Durrës, 2 persona dhunojnë e i marrin pistoletën inspektorit të policisë

Postuar në 19 Nëntor, 2014 14:00

Një inspektor i Policisë së Durrësit është dhunuar nga dy persona. Ngjarja ka ndodhur ditën e djeshme në qytetin bregdetar, teksa inspektori i policisë Haki Dyli ndodhej pranë banesës së tij. Dy personat, ende të paidentifikuar, e kanë goditur e më pas i kanë marrë pistoletën inspektorit të policisë.
 
Menjëherë në vendin e ngjarjes kanë mbërritur forcat e policisë, dhe po punohet për identifikimin dhe kapjen e autorëve ngjarjes.  

Shijak, gjendet 1 predhë e Luftës së Dytë Botërore

Postuar në 19 Nëntor, 2014 07:55

Një predhë e Luftës së Dytë Botërore është gjetur në fshatin Gjepalaj të Shijakut ditën e djeshme rreth orës 09:30.
 
Mësohet se efektivët e policisë kanë kërkuar menjëherë ndihmën e forcave xheniere për demontimin e predhës, duke marrë masat deri në largimin e saj nga vendngjarja.

Momentalisht po trajtohet nga strukturat përkatëse ne Ministrinë e Punëve të Brendshme.  

Peleshi ngushëllon familjet e viktimave nga përmbytjet: Situata e normalizuar

Postuar në 19 Nëntor, 2014 06:54

Zëvendeskryeministri Niko Peleshi, ndërsa do të paraqiste publikisht masat e marra nga qeveria për përmbytjet në vend, e nisi fjalën e tij me ngushëllime për familjarët lidhur me humbjen e tre jetëve gjatë mbrëmjes së të martës.

Ai tha se pas situatës së jashtëzakonshme të përmbytjeve, vecanërisht në rrethin e Lezhës, u ngrit grupi koordinator në Kryeministri për të vlerësuar nevojat dhe përcaktuar ndërhyrjet për normalizimin e shpejtë të situatës.

Një ditë pas përmbytjeve në Lezhë, tokat dhe banesat nën ujë

Postuar në 19 Nëntor, 2014 06:02

Një ditë pas përmbytjeve që shkaktuan shirat e dendur dhe intensiv në rrethin e Lezhës, situata paraqitet e qetë, por dëmet janë të mëdha. Të gjitha strukturat e Shtetit janë në Lezhë, ministrat Tahiri e Kodheli kanë mbledhur në prefekturë drejtuesit vendorë, ndërsa forcat e ushtrisë po ndihmojnë banorët e prekur nga faqkeqësia natyrore.
 
Në të gjitha shkollat e Lezhës sot është ndërprerë mësimi pasi ka patur prezencë uji në oborret dhe katet e para të tyre. Ndërsa në fshatra me dhjetëra banesa janë nën pushtetin e ujit e mbetjeve inerte të lumenjve. 

Përmbytjet dëme edhe në Fier. Banesat e tokat bujqësore nën ujë

Postuar në 19 Nëntor, 2014 06:01

Shirat e rënë gjatë natës në rrethin e Fierit kanë përmbytur jo vetëm shtëpi banimi, por edhe toka bujqësore. Uji ka hyrë në dhjetëra banesa në komunën Mbrostar, komunën Rreth dhe Libofshë Qendër. Shtëpitë janë përmbytur, ndërsa të tjera oborre janë të mbushura me ujë duke izoluar banorët. Këtë të fundit ankohen se shkaku i përmbytjeve është bllokimi i kanalizimeve. Po ashtu banorët nuk kanë as energji elektrike. 

Për këtë situatë është mbledhur edhe Shtabi i Emergjencës për monitorimin dhe mbajtjen nën kontroll të çdo situate që do të paraqitet.  

Shkodër, shemben fasadat e banesave. Një kalimtar merr plagë të rënda në kokë

Postuar në 19 Nëntor, 2014 06:00

Reshjet e dendura të një nate më parë kanë paraqitur probleme në Shkodër, e veçanërisht në zonën e NënShkodrës. Nga stuhitë e motit të keq janë shembur fasadat e disa banesave duke u kthyer në një rrezik për banorët.

Shembja e fasadës në “Gjuhadol” në qytetin e Shkodrës ka rrezikuar jetën e kalimtarëve, pasi fasadat u kanë rënë mbi koka. Pasditen e së martës, fasada e shembur ka zënë një kalimtar i cili ka marrë plagë të rënda në kokë, ndërsa është dërguar në urgjencën e spitalit rajonal të Shkodrës dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Përmbyten shkollat në Tiranë ujërat e zeza dalin në sipërfaqe

Postuar në 19 Nëntor, 2014 05:59

Reshjet e shiut të rëna gjatë natës kanë shkaktuar përmbytje edhe në disa shkolla të Tiranës. Shkolla 9-vjeçare “Sabaudin Gabrani” në Tiranë mëngjesin e sotëm është gjetur nën ujë. Oborri i shkollës dhe kati i parë i parë është mbushur me ujë. Përmbytja ka ardhur si shkak i bllokimit të pusetave të ujërave të zeza. Me qindra nxënës të kësaj shkolle kanë mbetur në trotuar për minuta të tëra, derisa shkolla ka njoftuar prindërit për ndërprerjen e mësimit.
 

Fier, arrestohen 3 persona dyshohen për vjedhjen e 20.000 litrave naftë

Postuar në 19 Nëntor, 2014 05:58

Tre persona janë arrestuar gjatë orëve të para të mëngjesit nga efektivët e policisë së Fierit të cilët dyshohen për vjedhje hidrokarburesh.
 
20.000 litra naftë e dyshuar si e vjedhur u është gjetur këtyre tre personave në mjetin tip “Volvo” me targa AA 267 JU me të cilin ata po udhëtonin.

Mësohet se tre personat e arrestuar janë Klodian Baçja, Klidian Rrapaj dhe Çapajev Driza, të cilët mund të dënohen për vjedhje nëse nuk provojnë të kundërt.  

Përmbytjet, vdesin babë e bijë shirat marrin me vete makinën

Postuar në 18 Nëntor, 2014 15:13

Babë e bijë humbin jetën në qendër të Lacit nga rreshjet e dendura të shiut. Rrjedha e shirave nga nxjerrë makinën nga rruga duke e përmbysur atë në një kanal. 

Pages

Subscribe to RSS - Arkiv-Lajme të përditësuara