Arkiv-Lajme të përditësuara

Trafiku i armëve, jepen 4 arreste me burg

Postuar në 17 Nëntor, 2014 12:04

Nën akuzën e trafikimit të armëve katër nga tetë personat e arrestuar 2 ditë më parë nga policia e shtetit në shijak, kanë dala para gjykatës për tu njohur me masën e sigurisë ndaj tyre.

Gjykatësi Dritan Halluni ka vendosur arrest me burg për Sami Memën, Alban Mançjan, Hergi Bulin si dhe Shkëlqim Varakun. Për katër personat e tjera Çlirin Xhaja, Ervin Xhaja, Bardhyl Domi si dhe Festim Mema pritet të njihen me masën e sigurisë të martën.

Krujë, shkon t'i ngushëllojë për vdekjen e babait, plagos 3 vëllezër

Postuar në 17 Nëntor, 2014 08:38

U shkon për vizitë për t'i ngushëlluar për vdekjen e babait dhe plagos tre vellëzer. Personazhet e kësaj historie janë pjesë e fisit Cangu në Vrion të Niklës në Krujë.

Pasi varrosën babain e tyre, 66 vjeçari A. Cangu dhe vëllezërit e tij D. Cangu dhe B. Cangu kanë debatuar me kushëririn e tyre, Estref Cangu me të cilin ishin në konflikt për çështje pronash.

Shembet ura në "Zhulat', dy mësues të zonës rrezikuan jetën

Postuar në 17 Nëntor, 2014 08:29

Një tragjedi e paralajmëruar për pak është rregjistruar mengjesin e sotëm në fshatin Zhulat, ku shëmbja e një ure për pak u kushtoi jetën dy mësuesve.

Makina tip “Wosvagen Polo” me targa AA271 FS ka qënë duke kaluar mbi ure, kur kjo e fundit që prej vitesh nuk njeh asnjë investim është shëmbur. 

Makina më dy mësuesit për pak ka rënë në ujërat e lumit Drino, ç'ka mund të rezultonte fatale për dy mësuesit.

Ndahet nga jeta këngëtari i njohur shqiptar 'Doktor Flori'

Postuar në 17 Nëntor, 2014 08:28

Këngëtari i famshëm Floran Kondi, i njohur për mbarë publikun shqiptar si Doktor Flori është ndarë nga jeta gjatë ditës së sotme. Këngëtari i njohur i muzikës shqiptare u kishte shfaqur shqetësime shëndetësore dhe u dërgua i pajetë në spitalin Universitar “Nënë Tereza” në Tiranë.

Shkak i vdekjes së këngëtarit dyshohet një takikardi. Sakaq, qendra spitalore Universitare "Nënë Tereza" pritet të kryejë ekspertizën, nëse familja e tij do të japë dakordësinë.

Tiranë, INUK: Vijojmë aksionin për prishjen e objekteve të paligjshme

Postuar në 17 Nëntor, 2014 08:27

 INUK ka rinisur aksionin për prishjen e objekteve të kundraligjshme në kryeqytet për lirimin e hapësirave publike.
 
Inspektorati Ndërtimor Urbanistik Kombëtar, bën të ditur se aksioni për ditën e sotme në kryeqytet do të jetë i fokusuar në rrugën “Artan Lenja” dhe te Fusha e Aviacionit.
 
INUK prej disa javësh ka nisur ndërhyrjet në të gjithë vendin për prishjen e objekteve pa leje dhe shtesat e objekteve ekzistuese të cilat kanë zënë në mënyrë abuzive hapësirat dhe territoret publike.  

Aksident në aksin Elbasan-Gramsh mjeti del nga rruga, 2 të plagosur

Postuar në 17 Nëntor, 2014 08:24

Një automjet ka dalë nga rruga në aksin Elbasan-Gramsh, duke shkaktuar plagosjen e dy prej personave që udhëtonin në këtë makinë.

Është ende e paqartë se kush janë dy të plagosurit në automjetin e  aksidentuar në afërsi të fshatit Gosimë. Por  mësohet se mjeti me targa AA 594 EG,  drejtohej nga Edison Kasmi që udhëtonte bashkë me të mamanë e tij Resmilje Kasmi dhe të motrën Antona Kasmi. Gjithashtu në makinë ka qenë edhe një person tjetër, identiteti i të cilit ende nuk është bërë i ditur.

70-vjetori i çlirimit, Bashkia Tiranë certifikata mirënjohjeje për veteranët

Postuar në 16 Nëntor, 2014 14:52

Një ditë para 70-vjetorit të çlirimit të Tiranës, Bashkia Tiranë ka nderuar për kontributin e tyre gjatë Luftës Antifashiste Nacional Çlirimtare disa veteranë me certifikata mirënjohje.

Shkodër, arrestohet doganieri dhe dy të tjerë për kontrabandë

Postuar në 16 Nëntor, 2014 14:49

Një doganier i pikës kufitare me Malin e Zi në Hanin e Hotit është arrestuar pasditen e sotme për shpërdorim detyre duke favorizuar dy persona të tjerë për të kaluar mallra kontrabandë duke mos u paguar akcizë.
 
Mësohet se doganieri i arrestuar është Rezar Fresku, 60 vjeç, ndërkohë që dy personat e tjerë që janë vënë në prangat e policisë janë Lulzim Rahova, 43 vjeç  dhe Gentian Ashika, 39 vjeç.

Policia kufitare e Shkodrës ende nuk ka bërë të ditur se çfarë mallrash kontrabandë po kalonin Rahova dhe Ashika, apo se në çfarë sasie kanë qenë ato.  

Vlorë, 22 banesa të rrezikuara nga rrëshqitjet e dheut te "10 Korriku"

Postuar në 16 Nëntor, 2014 14:06

Reshjet e dendura të ditëve që lamë pas kanë evidentuar sërish zonat e rrezikuara nga erozioni në qytetin e Vlorës.

Prej shumë vitesh e njohur për problemin e erozionit që rrezikon më shumë se 22 banesa është lagjia “10 korriku”, e cila ende nuk ka njohur zgjidhjen që banorët e zonës shpresojnë

Edhe këte vit rreshqitjet e dherave kanë bërë më të prekshëm rrezikun e shkeputjes së një masivi betoni në formën e një bunkeri që ndodhet mbi banesat e kësaj zone. 
Problematika në këtë zonë pranohet edhe nga institucioni prefektit.

Aksident në Rrugën e Kombit, humb jetën 22-vjeçari, plagosen 2 të tjerë

Postuar në 16 Nëntor, 2014 09:36

Një aksident me pasojë vdekjen e një personi është shënuar pasditen e sotme në afërsi të mbikalimit të Shtiqnit ne Kukës, pjesë e Rrugës Kombit.

Automjeti tip "Benz" me targa AA045 DZ pasi ka humbur kontrollin per shkak të shpjetësisë dhe lageshtirës në këtë segment ka dale nga rruga dhe ka përfunduar në një kanal kullues. 

Për pasojë ka gjetur vdekjen shtetasi Vasil Zef Lleshi, 22-vjec nga Mirdita si dhe kanë mbetur të plagosur dy persona të tjerë te cilët janë dërguar në spitalin e Kukësit.

Pages

Subscribe to RSS - Arkiv-Lajme të përditësuara