Aksident në aksin Elbasan-Gramsh mjeti del nga rruga, 2 të plagosur
![](https://www.respublica.al/sites/default/files/styles/large/public/2015/07/28/6765_jk_0.jpg?itok=fZ4fdn_s)
Një automjet ka dalë nga rruga në aksin Elbasan-Gramsh, duke shkaktuar plagosjen e dy prej personave që udhëtonin në këtë makinë.
Është ende e paqartë se kush janë dy të plagosurit në automjetin e aksidentuar në afërsi të fshatit Gosimë. Por mësohet se mjeti me targa AA 594 EG, drejtohej nga Edison Kasmi që udhëtonte bashkë me të mamanë e tij Resmilje Kasmi dhe të motrën Antona Kasmi. Gjithashtu në makinë ka qenë edhe një person tjetër, identiteti i të cilit ende nuk është bërë i ditur.
Policia e cila ka mbërritur në vendngjarje ka nisur hetimet, për zbardhjen e plotë të aksidentit, ndërsa të plagosurit janë transportuar për në spital ku kanë marrë edhe trajtimin e nevojshëm mjekësor.
Add new comment