Trafiku i armëve, jepen 4 arreste me burg
![](https://www.respublica.al/sites/default/files/styles/large/public/2015/07/28/9996_145350.jpg?itok=Vql7tePq)
Nën akuzën e trafikimit të armëve katër nga tetë personat e arrestuar 2 ditë më parë nga policia e shtetit në shijak, kanë dala para gjykatës për tu njohur me masën e sigurisë ndaj tyre.
Gjykatësi Dritan Halluni ka vendosur arrest me burg për Sami Memën, Alban Mançjan, Hergi Bulin si dhe Shkëlqim Varakun. Për katër personat e tjera Çlirin Xhaja, Ervin Xhaja, Bardhyl Domi si dhe Festim Mema pritet të njihen me masën e sigurisë të martën.
Prokuroria e Krimeve të Rënda ka zbardhur dhe skemën se si funksiononte trafiku i armëve ndërmjet 8 personave ku rezulton se shtetasi Sami Mema me status tetraplegjik të jetë lideri i grupit.
Sipas Prokurorisë këta shtetas në bashkëpunim me njëri tjetrin kryenin trafikimin e armëve duke i siguruar ato në Kosovë, ku në mënyrë ilegale i futnin në Shqipëri e më pas me destinacionGreqinë.
Nga hetimet rezulton se me paterica Sami Mema të ketë drejtuar këtë grup kriminal, ku çmimet për armët variojne 80.000 mij lekë të reja për pistoletë tip TT, 40.000-50.000 mij lekë të reja automatik tip kallashnikov, 2500 Euro pistoleta tip Glok, 1500-2000, euro pistoleta tip Berreta italiane.
Teksa për pistoleta Mini Blou të cilat i sjellin nga Serbia dhe i shesin kundrejt vlerës 100-150 Euro, pistoleta me silenciator te llojeve Zastava dhe Berreta me vleren nga 1000-1200 Euro, automatik MP5 dhe Skorpion me silenciator te cilat i shesin nga 1500-2000 Euro.
Prokuroria konfirmon se pak ditë para operacionit për prangosjen e Memës dhe 7 anëtarëve të tjerë të grupit, është kryer një blerje e stimuluar ku agjenti i infiltruar ka kërkuar të blejë 6 armë luftarake, dhe veç kësaj ka regjistruar me pamje filmike të gjithëe bisedën me trafikantët ku janë zbardhur mënyrë e trafikut dhe çmimi për çdo armë.
Add new comment