Arkiv-Lajme të përditësuara
Kisha Ungjillore 'Rilindja' ceremoni përkujtimore për këngëtarin Dr.Flori
TIRANË - Të gjithë e njihnim si këngëtar Dr. Florin, por kisha Rilindja ku ai frekuentonte çdo të diel vitet e fundit të jetës së tij, na solli një tjetër Flor, atë të besimtarit të krishterë.
Sot vendi i tij është bosh, aty ku ai ulej çdo të diel për të dëgjuar predikimin dhe adhuruar Zotin.
Kjo e diel ishte një përkujtimore për Dr. Florin e ndarë mes miq, kolegë e të afërm të tij. Dy vitet e fundit Flori kishte vendosur të ndiqte në tjetër rrugë, e ketë herë rrugën ai do ta bënte me zotin të cilit i besoj jetën.
Meta-Gjermeni në Skrapar: Nxjerrim në pah vlerat turistike.
SKRAPAR - Ilir Meta dhe Eglantina Gjermeni morën pjesë në prezantimin e projektit për mbështetjen e zhvillimit turistik të Skraparit, projekt ky i iniciuar nga Programi Italo-Shqiptar i Konvertimit të Borxhit për Zhvillim (IADSA) dhe i mbështetur nga Ministria e Zhvillimit Urban dhe Turizmit, Bashkia e Çorovodë dhe disa komuna të zonës synon që nëpërmjet infrastrukturës turistike të promovohen bukuritë natyrore dhe produktet bio të Skraparit.
Athinë,identifikohet shqiptari që plagosi 15 persona në lokal nate.
Policia greke ka identifikuar tashmë autorin e masakrës së plagosjes me kallashnikov të 15 personave në lokalin e natës në Athinë mbrëmjen e djeshme. Po ashtu janë shuar të gjitha dyshimet, dhe ai është shtetasi shqiptar Arben Glodiani 35 vjeç, i cili vijon të jetë në kërkim nga ana e policisë.
Mediat greke kanë publikuar edhe fotografinë e shqiptarit, i cili në zonën e Makrolimanos në Athinë, plagosi me kallashnikov në një klub nate 15 persona, 3 prej të cilëve në gjendje të rëndë.
Punimet në aksin Pogradec-Lin ende janë pezull, peng i zvarritjeve.
Gropa dhe baltë pa fund, kjo është situata e krijuar në aksin rrugor Pogradec-Lin. Edhe pse punimet ne këtë aks kanë mbi tre vjet që kanë nisur ende nuk kanë përfunduar dhe nuk dihet se kur do të përfundojnë.
Segmenti rrugor në Gur të Kuq është tepër i vështirë për t’u kaluar pasi gropa të mëdha por edhe balta e vështirësojnë më tepër situatën. Për drejtuesit e automjeteve ky aks rrugor është kthyer në një makth të vërtetë për ta pasi iu duhet mbi 1 orë udhëtim vetëm te kjo rrugë ndërsa automjetet e tyre janë shkatërruar plotësisht.
Tiranë, aksioni i OSHEE, Peleshi 'Betejë kundër plagëve të shoqërisë'
Zëvendëskryeministri Niko Peleshi inspektoi sot aksionin e OSHEE në zonën e Komunës së Parisit, ku u njoh nga punonjësit e OSHEE lidhur me ecurinë e ndërhyrjeve.
Korçë, pranga 31 vjeçarit, ndihmoi 27 klandestinë që të kalonin kufirin.
Një 36-vjeçar është arrestuar mëngjesin e sotëm nga Policia e Korçës, pasi ndihmoi në kalimin e kufirit në mënyrë të paligjshme të 27 klandestinëve sirianë.
Në kuadër të operacionit “Sprinter”, Seksioni për Trafiqet e Paligjshme në Drejtorinë e Policisë Qarkut Korçë në bashkëpunim edhe me Komisariatin e Policisë Devoll arrestuan në flagrancë Eduard Sinanaj 36 vjeç, banues në Tiranë.
Lezhë, arrestohet 50-vjeçari dhunoi barbarisht bashkëshorten.
Një 50-vjeçar është arrestuar pasi dhunoi bashkëshorten e tij duke i shkaktuar fraktura në pjesë të ndryshme të trupit. Ngjarja ndodhi në qytetin e Lezhës dhe policia vuri në pranga L.M.
Ende nuk janë bërë të ditura arsyer që e kanë shtyrë 50-vjeçarin të dhunojë barbarisht gruan e tij me inicialet F.M, ndërsa kjo e fundit është dërguar në spital për të marrë ndihmën mjekësore.
Vdekja e ambasadorit Bushati Nishani: Humbje e thellë për vendin.
Presidenti i Republikës, Bujar Nishani, përmes një mesazhi të dërguar, i ka shprehur ngushëllimet e tij familjarëve për ndarjen nga jeta të ambasadorit shqiptar në Maqedoni Petrit Bushati.
Në mesazh e tij Presidenti Nishani, teksa shpreh ngushëllimet për ndarjen nga jeta në mënyrë të parakohshme të Bushatit, thekson se kjo është një humbje e thellë edhe për trupën tonë diplomatike.
Nishani nënvizon se ambasadori shqiptar do të kujtohet me respekt, për punën dhe shërbimin me profesionalizëm që ai ka kryer në detyrën e tij.
Itali, u vra me thikë nga 53-vjeçari familja kërkon trupin e shqiptares.
Prindërit e 31 vjeçares shqiptare Brunilda Hoxha, të masakruar me thikë nga bashkëjetuesi i saj Asllan Agaj në Itali më 14 nëntor të këtij vitin, kërkojnë rikthimin e trupit të saj në Shqipëri për ta varrosur.
Lajmi bëhet i ditur nga mediat italiane sipas të cilave, dy të afërm të 31 vjeçares, vëllai dhe daja i saj, prej ditësh ndodhen në Itali ku po kërkojnë nga autoritetet italiane trupin e viktimës për ta sjellë në Shqipëri, dhe për ta varrosur.
Vrasje me armë zjarri në Elbasan. Policia në kërkim të autorit
Një vrasje më armë zjarri ka ndodhur në qytetin e Elbasanit, në lagjen “Beqir Dardha”.
Sipas policisë viktima është Fation Oska nga Cërriku. Fillimisht ai është plagosur, ndërsa dhe nga ndëryrja e bluzave të bardha të Elbasanit, nuk mundi të mbijetojë nga plagët e marra.
Efektivët e policisë janë në vendngjarje dhe kanë nisur hetimet për identifikimin dhe arrestimin e autorit.
Ende nuk dihen shkaqet dhe rrethanat e ngjarjes.