Punimet në aksin Pogradec-Lin ende janë pezull, peng i zvarritjeve.

Postuar në 23 Nëntor, 2014 09:32

Gropa dhe baltë pa fund, kjo është situata e krijuar në aksin rrugor Pogradec-Lin. Edhe pse punimet ne këtë aks kanë mbi tre vjet që kanë nisur ende nuk kanë përfunduar dhe nuk dihet se kur do të përfundojnë. 

Segmenti rrugor në Gur të Kuq është tepër i vështirë për t’u kaluar pasi gropa të mëdha por edhe balta e vështirësojnë më tepër situatën.  Për drejtuesit e automjeteve ky aks rrugor është kthyer në një makth të vërtetë për ta pasi iu duhet mbi 1 orë udhëtim vetëm te kjo rrugë ndërsa automjetet e tyre janë shkatërruar plotësisht.

Punimet në aksin rrugor Pogradec -Lin kanë nisur punimet në maujin qershor të vitit 2011 ndërsa afati I përfundimit parashikohen në muajin qershor të këtij viti. 

Zvarritja dhe punimet me ritme të ngadalta kanë shkaktuar jo pak probleme tek drejtuesit e automjeteve të cilët marin në supe koston më të madhe përsa I përket vonesës së punimeve të ky aks rrugor.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.