Korçë, pranga 31 vjeçarit, ndihmoi 27 klandestinë që të kalonin kufirin.
![](https://www.respublica.al/sites/default/files/styles/large/public/2015/07/28/3436_cache-210-150-strict-141906_7.jpg?itok=BIkOL0X1)
Një 36-vjeçar është arrestuar mëngjesin e sotëm nga Policia e Korçës, pasi ndihmoi në kalimin e kufirit në mënyrë të paligjshme të 27 klandestinëve sirianë.
Në kuadër të operacionit “Sprinter”, Seksioni për Trafiqet e Paligjshme në Drejtorinë e Policisë Qarkut Korçë në bashkëpunim edhe me Komisariatin e Policisë Devoll arrestuan në flagrancë Eduard Sinanaj 36 vjeç, banues në Tiranë.
Arrestimi i tij u bë pasi nga patrulla e Komisaritatit te Policise Devoll, është ndjekur në aksin Kapshticë-Bilisht furgoni Benz Sprinter me targë AA 469 GB, në pronësi të 36 vjeçari, i cili nuk i është bindur urdhërit të forave të rendit, për të ndaluar, por është larguar në një rrugë dytësore të qytetit të Bilishtit, ku u gjet më pas i braktisur nga drejtuesi i mjetit dhe pa çelësa në të.
Në brendësi të furgonit, në pjesen e pasme janë gjetur 27 klandestinë me kombësi siriane të moshave nga 16 vjeç deri ne 60 vjeç. Ata kanë deklaruar se janë ndihmuar për të kaluar kufirin në menyrë të paligjshme nga Greqia në Shqipëri nga disa persona të paidentifikuar kundrejt shpërblimit nga 300 deri në 500 euro.
Sipas policisë, klandestinët kishin destinacion qytetin e Tiranës por me synimin për të emigruar më pas drejt vendeve të BE.
Në cilesinë e provës materiale janë sekuestruar furgoni Sprinter me targe AA 469 GB, dokumentacioni i tij si dhe nje telefon celular i autorit me dy numra. Klandestinët sirianë ju dorëzuan në përfundim të veprimeve hetimore Drejtorisë Rajonale për Kufirin dhe Migracionin Korçë për veprime të mëtejshme me ta.
Ndërkaq, materialet e sekuestruara në ngarkim të 35 vjeçarit Eduard Sinanaj i kaluan Prokurorisë për veprën penale të "Ndihma për kalim të paligjshem të kufijve".
Add new comment