Kisha Ungjillore 'Rilindja' ceremoni përkujtimore për këngëtarin Dr.Flori

Postuar në 23 Nëntor, 2014 16:31

TIRANË - Të gjithë e njihnim si këngëtar Dr. Florin, por kisha Rilindja ku ai frekuentonte çdo të diel vitet e fundit të jetës së tij, na solli një tjetër Flor, atë të besimtarit të krishterë.

Sot vendi i tij është bosh, aty ku ai ulej çdo të diel për të dëgjuar predikimin dhe adhuruar Zotin.

Kjo e diel ishte një përkujtimore për Dr. Florin e ndarë mes miq, kolegë e të afërm të tij. Dy vitet e fundit Flori kishte vendosur të ndiqte në tjetër rrugë, e ketë herë rrugën ai do ta bënte me zotin të cilit i besoj jetën.

Miku i tij Pastor Fitor Muça, vëllai Albani dhe shokët e tij më të mirë Ermal Mamaqi dhe Roland Hysi sjellin copëza jetë të dr.florit, ato për të cilët pak dinim.

“Zoti është bariu i Dr. Florit, Zoti është bariu i secilit prej nesh.”- tha Pastori Fitor Muça.

“Kishte një gëzim që gjeti dashurinë e Perëndisë, që njohu zotin dhe një trishtim për atë që kishte ndodhur në jetën e tij.”- shprehet miku i tij Ermal Mamaqi.

“E donte shumë Zotin, fliste me një dashuri të madhe për biblën për Zotin për kishën dhe fjalët e fundit që më tha ishin: Po shoh Zotin, po fluturoj.”- thotë i vëllai, Alban Kondi.

Pak këngë në sfond pamje kur ai dhuronte gjak dhe kur është pagëzuar.

Këto pamje na tregojnë një tjetër anë të tij. Dr.Flori duke u pagëzuar e duke treguar publikisht besimin e tij. I gjithë takimi u shoqërua me video dhe këngë të kënduara prej tij. Të gjithë pjesëmarrësit në fund të takimit hodhën impresionet për Dr.Florin në një libër kujtimesh.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.