Arkiv-Lajme të përditësuara
Aksi Kthesa e Patosit- Roskovec “peng” i zvarritjes së punimeve
Zvarritja e punimeve në aksin rrugor Kthesa e Patosit-Roskovec është kthyer në një problem serioz për banorët e zonës, ndërsa më të prekur nga kjo situatë janë drejtuesit e mjeteve. Ata pohojnë se makinat e tyre po shkatërrohen çdo ditë si pasojë e gjendjes së rrugës.
Prefekti i Qarkut, Xhevit Bushi, pohon së është në dijeni të këtij problemi, dhe se shqetësimin do ta ngrejë tek organet kompetente.
Shëngjin, zjarr i fuqishëm në pyje. Rrezikohen edhe varrezat e qytetit
Një zjarr i fuqishëm ka përfshirë mesditën e sotme masivin pyjor në Shëngjin, duke rrezikuar edhe varrezat e qytetit. Kanë qenë banorë të zonës ata të cilët kanë vënë re flakët, dhe kanë njoftuar menjëherë shërbimin zjarrfikës dhe policinë.
Këta të fundit kanë mbërritur menjëherë në vendin e ngjarjes, por terreni i thyer malor e bëri të pamundur ndërhyrjen e zjarrfikëses.
Përballë kësaj situate ata ndërhynë me mjete rrethanore, ku pas dy orësh operacion kanë lokalizuar flakët e zjarrit, duke shpëtuar edhe varrezat nga zjarri.
Ekstradohet nga Italia 40-vjeçari i dënuar me burg të përjetshëm
Një 40-vjeçar është ekstraduar nga Italia, ndërsa ishte dënuar nga drejtësia italiane. Gerd Gjinari është transferuar pas njohjes nga ana e Ministrisë së Drejtësisë të Vendimit Penal Italian.
Ky shtetas do vuaj dënimin në Shqipëri, pasi është i dënuar me burgim të përjetshëm nga Drejtësia Italiane.
Në vitin 1997 në Milano të Italisë, Gjinari ka qëlluar për vdekje me armë zjarri shtetasin shqiptar N. Z, duke konsumuar Veprën Penale të “Vrasjes me paramendim në bashkëpunim”.
Durrës, punimet për rikonstruksionin e sheshit, zbulojnë pusin shekullor
DURRES- Punimet për rikonstruksionin e sheshit “Iliria” në qendër të qytetit të Durrësit, kanë nxjerrë në dritë një pus, i cili më shumë gjasa pritet të jetë një objekt me vlera të rralla arkeologjike dhe historike.
Kanë qenë punonjësit e firmës zbatuese të projektit ata që e kanë konstatuar pusin, teksa pasi kanë pezulluar punën kanë lajmëruar eprorët e tyre edhe instancat përkatëse.
Përfaqësuesit e drejtorisë së Monumenteve të Kulturës kanë mbërritur më urgjencë në vendngjarje dhe specialistët e fushës kanë nisur verifikimet për saktësimin e vlerës së objektit të gjetur.
Aksidenti në Koman, shkak shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor
24 orë pas aksidentit të rëndë të aksidentit të Komanit ku humbën jetën 3 persona dhe u plagos një tjetër, policia e Shkodrës ka sqaruar rrethanat e aksidentit të rëndë. Sipas efektivëve të policisë, shkak i aksidentit ka qenë shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor.
Sipas grupit hetimor, dyshohet se automjeti tip “Fuoristradë”me targa TR 8145 P që drejtohej nga 24-vjeçari Helidon Druni, ka rënë në humnerë për shkak të humbjes së kontrollit të drejtuesit të mjetit.
Bluzat me flamurin e ngritur në Beograd, më të shiturat për festat e Nëntorit
Flamuri i dronit që u valëvit mbi qiellin e Beogradit gjatë ndeshjes eliminatore të Kampionatit Europian 2016, Serbi-Shqipëri është shndërruar në bluzën më të shitur në dyqanet e suvenireve në kryeqytet.
Vjollca Çela, pronarja e dyqanit të suvenireve “Artistike Ina”, pranë kafe “Europës”, thotë për ATSH-në se “në prag të festave të 28 dhe 29 nëntorit , një risi këtë vit në dyqanin tim janë edhe bluzat e stampuara me flamurin e ngritur me dron në Beograd, të cilat preferohen shumë sidomos nga të rinjtë”.
Elbasan, treni i pasagjerëve përplas automjetin, plagosen dy persona
Treni i pasagjerëve i linjës Elbasan-Durrës ka përplasur një automjet, në momentin që ky i fundit po tentonte të kalonte shinat e trenit. Ngjarja ka ndodhur në fshatin Vidhas, ku si pasojë e përplasjes janë plagosur dy persona të cilët ndodheshin në automjetin tip Renault, me targa El 36 93 C.
Mësohet se të plagosurit janë dërguar në spitalin rajonal të Elbasanit ku po marrin ndihmën mjekësore, ndërsa bëhet e ditur se janë jashtë rrezikut për jetën.
Nxënësit helmohen nga ushqimi në një Fast-Food, jashtë rrezikut
Disa nxënës të ardhur nga shkollat e rretheve janë helmuar gjatë mbrëmjes në Tiranë, por fatmirësisht kanë marrë kujdesin e duhur shëndetësor dhe janë rikthyer në qytetet e tyre.
Ata ndodheshin në Tiranë për një aktivitet artistik, ndërsa sipas burimeve nga Qendra Spitalore Universitare “Nënë Tereza” ata kanë konsumuar ushqim në Fast-Food rreth orës 20:00 të mbrëmjes.
Me shfaqjen e simptomave të helmimit ata janë nisur menjëherë në QSUT, dhe me marrjen e mjekimit kaluan çdo rrezik.
Një vajzë e re në Tiranë, vret veten me plumb në bark.
Një vajzë e re e moshës 21 vjeçare i ka dhënë fund jetës në kryeqytet, në rrethana ende të paqarta. Vajza, është vetëvrarë duke u qëlluar me një plumb pistolete në bark, gjë që i ka shkaktuar vdekjen e menjëhershme. Trupi i pajetë i së resë, e identifikuar si M.Yzeiraj, u gjet në banesën e saj pranë “Shkollës së Baletit” nga të afërmit. Nuk dihen ende detajet e një veprimi të tillë, ndërsa efektivët e policisë kanë mbërritur në vendngjarje dhe po hetojnë për të hedhur dritë mbi gjithë sa ka ndodhur.
Sulmet terroriste, Shqipëria më pak e rrezikuara, Kosova në krye.
Shqipëria nuk është e rrezikuar nga sulmet terroriste. Ky fakt bëhet publik në raportin e Institutit Australian për Ekonomi dhe Paqe për vitin 2014, i cili në hartën me 162 shtete e radhit vendin tonë në vendin e 107, duke qenë e fundit në Rajon më pak e rrezikuar.