Durrës, punimet për rikonstruksionin e sheshit, zbulojnë pusin shekullor

Postuar në 24 Nëntor, 2014 10:13

DURRES- Punimet për rikonstruksionin e sheshit “Iliria” në qendër të qytetit të Durrësit, kanë nxjerrë në dritë një pus, i cili më shumë gjasa pritet të jetë një objekt me vlera të rralla arkeologjike dhe historike.

Kanë qenë punonjësit e firmës zbatuese të projektit ata që e kanë konstatuar pusin, teksa pasi kanë pezulluar punën kanë lajmëruar eprorët e tyre edhe instancat përkatëse.

Përfaqësuesit e drejtorisë së Monumenteve të Kulturës kanë mbërritur më urgjencë në vendngjarje dhe specialistët e fushës kanë nisur verifikimet për saktësimin e vlerës së objektit të gjetur.

Ledjon Lako, drejtor i Monumenteve të Kulturës jep më shumë detaje se si do operohet më këtë objekt.

Kjo nuk është hera e parë që në qytetin bregdetar gjendjen objekte me vlera të rralla historike gjatë punës për rikonstruksionin e hapësirave publike në pjesë të ndryshme të qytetit.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.