Aksidenti në Koman, shkak shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor

Postuar në 24 Nëntor, 2014 10:11

24 orë pas aksidentit të rëndë të aksidentit të Komanit ku humbën jetën 3 persona dhe u plagos një tjetër, policia e Shkodrës ka sqaruar rrethanat e aksidentit të rëndë. Sipas efektivëve të policisë, shkak i aksidentit ka qenë shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor.

Sipas grupit hetimor, dyshohet se automjeti tip “Fuoristradë”me targa TR 8145 P që drejtohej nga 24-vjeçari Helidon Druni, ka rënë në humnerë për shkak të humbjes së kontrollit të drejtuesit të mjetit.

Po ashtu grupi hetimor dyshon se, drejtuesi i mjetit, i cili mbeti viktimë në këtë aksident, të jetë përgjumur në momentin që është futur në kthesën e lagjes “Markolaj”.

Nisur edhe nga dëshmitë e banorëve të zonës mësohet se automjeti në fillim është përplasur me një skarpat mali, dhe më pas ka dalë jashtë kontrollit, duke dalë nga asfalti dhe ka përfunduar në greminë, pasi rruga nuk kishte mbrojtëse.

Në momentin që automjeti ka bërë edhe përplasjen e parë, një prej pasagjerëve pikërisht Edmond Kola, 29 vjeç, ka arritur të dalë nga automjeti edhe duke u plagosur, mirëpo ky i fundit sipas policisë ka arritur të njoftojë uniformat blu, si dhe të kërkojë ndihmë nga banorët e zonës.

Ndërkohë drejtuesi i mjetit Helidon Druni, 24 vjeç, Agim Kasemi, 36 vjeç dhe Artan Bajrami, 35 vjeç, kanë rënë në greminë rreth 50 metër poshtë. Përplasja ka qenë fatale për Drunin dhe Kasemin, të cilët kanë humbur jetën menjëherë, ndërsa Bajrami është nxjerrë i gjallë nga automjeti, por ka humbur jetën në spitalin e Traumës në Tiranë si pasojë e plagëve të marra në këtë aksident të rëndë.

I vetmi i mbijetuar i këtij aksidenti tragjik është 29-vjeçari Edmond Kola, i cili ndodhet i shtruar në spitalin rajonal të Shkodrës jashtë rrezikut për jetën.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.