Përmbyten shkollat në Tiranë ujërat e zeza dalin në sipërfaqe

Postuar në 19 Nëntor, 2014 05:59

Reshjet e shiut të rëna gjatë natës kanë shkaktuar përmbytje edhe në disa shkolla të Tiranës. Shkolla 9-vjeçare “Sabaudin Gabrani” në Tiranë mëngjesin e sotëm është gjetur nën ujë. Oborri i shkollës dhe kati i parë i parë është mbushur me ujë. Përmbytja ka ardhur si shkak i bllokimit të pusetave të ujërave të zeza. Me qindra nxënës të kësaj shkolle kanë mbetur në trotuar për minuta të tëra, derisa shkolla ka njoftuar prindërit për ndërprerjen e mësimit.
 
Situata paraqitet kritike në këtë shkollë pasi ujërat e zeza janë perhapur në ambientet e shkollës, duke përbërë rrezik për epidemi.
 
Mësuesit e kësaj shkolle jashtë kameras thonë se është e domosdoshme dezifektimi i shkollës pas kësaj përmbytje.
  

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.