Lejuan ndërtime në bregdet, arrest me burg 5 ish-zyrtarëve të Rrashbullit
![](https://www.respublica.al/sites/default/files/styles/large/public/default_images/no-photo_0.jpg?itok=QGFmpan5)
Gjykata e Durrësit ka dhënë sot masën e sigurisë për 5 ish-zyrtarë të komunës Rrashbull, të akuzuar për “shpërdorim detyre” në dhënien e lejeve të ndërtimit në zonën e ndaluar të plazhit të Shkëmbit të Kavajës. Gjykata ka shpallur fajtor dhe ka dënuar me burgin Viktor Ndrekën, Vasil Gjonin, Sabri Trocin, Erifili Theoharin, dhe Fatjon Aliaj; ndërsa për Nevjana Isufi ka dhënë pafajësi. Ndërkaq, Gjykata e Durrësit vijon gjykimin me procedurë normale për kryetarin e komunës Rrashbull, Hysen Gashi.
Të gjithë këta shtetas, në cilësinë e anëtarëve të Këshillit të Rregullimit të Territorit (KRRT), komuna Rrashbull, kanë dhënë leje ndërtimi në brezin e rërës, një zonë në të cilët është e ndaluar absolutisht të jepen leje dhe të kryhen ndërtime.
Ja masat e dhëna nga Gjykata e Durrësit pasi dëgjoi palët, dhe vendosi të shpallë fajtor dhe të dënojë zyrtarët e komunës, si më poshtë:
1. Viktor Ndreka 12 muaj burgim dhe 2 vjet heqje të drejtës së ushtrimit të funksioneve publike
2. Vasil Gjoni 10 muaj burgim dhe 2 vjet heqje të drejte së ushtrimit të funksioneve publike
3. Sabri Troci, 8 muaj burgim dhe 2 vjet heqje të drejte së ushtrimit të funksioneve
4. Erifili Theohari, 16 muaj burgim. Urdhërohet pezullimi i ekzekutimit të dënimit me burgim, për një periudhë prej 2 vjetësh
5. Fatjon Aliaj 10 muaj burgim- urdhërohet pezullimi i ekzekutimit të dënimit me burgim, për një periudhë prej 2 vjetësh
6. Nevjana Isufi, pafajësi
Add new comment