Ndahet nga jeta, Petrit Bushati, Ambasadori i Shqipërisë në Maqedoni
![](https://www.respublica.al/sites/default/files/styles/large/public/2015/07/28/6027_fatmir-bushati-620x330.jpg?itok=tWjLfCwn)
Ambasadori i Shqipërisë në Maqedoni, Petrit Bushati, ndërron jetë. Sipas njoftimit të Ministrisë së Punëve të Jashtme, ambasadori Bushati vdiq në Maqedoni pas një sëmundje të rëndë. Ai ishte caktuar në këtë detyre disa muaj me pare. Petrit Bushati ishte një diplomat karriere. Me herët ai ka shërbyer si përfaqësues i Shqipërisë ne vende te ndryshme, si Suedi e Serbi, si dhe ka shërbyer në ambasadën tonë në ShBA. Pas ndarjes se tij nga jeta ka reaguar edhe Ministri i Jashtem Ditmir Bushati, përmes një postimi në tëitter. “dhimbje e thelle për ambasador Petrit Bushatin. Fisnikëria, përkushtimi e profesionalizmi i tij do t’i mungojnë diplomacisë shqiptare”, shkruan kryediplomati shqiptar Ditmir Bushati ne postimin e tij. Petrit Bushati zëvendësoi në detyrë ambasadorin e mëparshëm Arben Çejku. Te hënën, Ministria e Punëve të Jashtme do të zhvillojë një ceremoni në nder të ambasadorit Bushati.
L.V
Add new comment