Lezhë, arrestohet kreu i Shoqatës së Jetimëve, i vuri flakën zyrës
![](https://www.respublica.al/sites/default/files/styles/large/public/default_images/no-photo_0.jpg?itok=QGFmpan5)
Policia e Lezhës ka arrestuar kryetarin e Shoqatës së Jetimëve të këtij qyteti. Në pranga ka rënë Ndoc Lulaj, pasi sipas policisë ky i fundit është autori i zjarrvënies së zyrës së kësaj shoqate ditën e djeshme.
Sipas bluve të Lezhës, Lulaj i vendosi dje zjarrin zyrës së Shoqatës së Jetimëve për të djegur dokumentet.Nuk dihen ende arsyet se përse Lulaj ka vendosur të djegë dokumentet e kësaj shoqate, ndërkohë që vijojnë hetimet e policisë lidhur me këtë ngjarje.
Zyra e Shoqatës së Jetimëve në Lezhë, e cila ndodhet në katin e katërt të një pallati, u përfshi ditën e djeshme nga flakët, por fatmirësisht pa të lënduar në njerëz. Ishte ndërhyrja e forcave të zjarrfikësve të cilët neutralizuan flakët duke mos lejuar përhapjen e tyre.
Add new comment