Arkiv-Lajme të përditësuara

Arrestohet në Kapshticë terroristi egjiptian, kaloi nga kufiri grek

Postuar në 30 Nëntor, 2014 07:36

Një shtetas egjiptian i shpallur në kërkim ndërkombëtar dhe i dënuar me 25 vite burg për akte terroriste është prangosur paraditen e sotme në Kapshticë.

Mësohet se i arrestuari është Elsayed Ali Ahmed Elezabi, ndërsa ishte shpallur në kërkim nga Interpoli në Kajro.

Bëhet e ditur se egjiptiani, Elezabi tentoi të hynte në shtetin shqiptar nëpërmjet kufirit me Greqinë.  

Mat, rrëshqitjet e dherave bllokojnë 300 banorë në Selixë

Postuar në 30 Nëntor, 2014 05:31

Rrëshqitjet e dherave në fshatin Selixë të komunës Komsi në Mat, kanë bllokuar rrugën drejt këtij fshati.

Fshati me 300 banorë ka mbetur përkohësisht i bllokuar për shkak të rëshqitjes së dherave.

Këta të fundit apelojnë për ndërhyrjen e shtetit për largimin e dherave, pasi nuk kanë rrugë alternative për t’u lidhur me fshatrat e tjerë.  

Vlorë, 'Policia' tenton të grabisë banesën, terrorizohen familjarët

Postuar në 30 Nëntor, 2014 05:30

Disa persona të maskuar kanë tentuar të grabisin me armë një shtëpi në lagjen Isa Boletini të qytetit të Vlorës. Sipas policisë ngjarja ka ndhodhur rreth orës 04:00 të mëngjesit, e ndërsa grabitësit janë futur në shtëpinë e Dule Begaj.
 
Personat e armatosur janë futur në banesë duke u identifikuar si policia. Kur kanë hasur në rezistencën e familjareve ata kanë qëlluar me qytën e automatikut vajzen 22-vjecare Eva Begaj, e me pas kanë shtënë me armë brenda banesës.
 

Çlirimi, Majko: Iu rrëfej bisedën e Dritëro Agollit me 1 deputet “ballist”

Postuar në 30 Nëntor, 2014 05:27

Deputeti socialist Pandeli Majko ka qenë pjesë e festimeve të djeshme në “Varrezat e Dëshmorëve”, ku mes batutash ka rrëfyer edhe një bisedë të shkrimtarit Dritëro Agolli me një deputet “ballist”.
 
Sipas Majkos, biseda mes shktimtarit të madh Agolli dhe një deputeti, familja e të cilit ka pasur lidhje me Ballin Kombëtar gjatë luftës është zhvilluar në një kafenetë e Kuvendit. “Dikur në kafen e Kuvendit, në orët e vona të tij, u zhvillua një debat “historik” midis Dritëro Agollit dhe një deputeti, “ballist” nga origjina.  

Deputeti Peza kërkon 134 dynym tokë, i hapet rruga për kompesimin

Postuar në 30 Nëntor, 2014 05:26

Deputeti i PS Dashamir Peza, trashëgimtari i Myslym Pezës, ka nisur betejën ligjore për përfimitin me 134 dynimëve tokë në fshatin Pezë të Tiranës. Ka qenë gjykata e Tiranës, që më anën e një vendimi i ka dhënë të drejtë deputetit Peza që të rikërkojë në Agjensinë e Kthimit dhe Kompesimit të Pronave sipërfaqet tokësore të trashëguara nga babai i tij Myslym Peza.  

Rrëfimi i plotë i killerit në Athinë Bako: Ja përse sulmova në Pire

Postuar në 30 Nëntor, 2014 05:26

Dorëzohet para hetuesve grekë Arbër Bako, 31-vjeçari i arrestuar si përgjegjës për sulmin në ‘Mikrolimano’ të Pireut. Mbrëmjen e të premtes ai ka rrëfyer shumëçka mbi aktivitetin e tij kriminal, aktivitet që e ka justifikuar me mungesë parash për të jetuar. Ai ka rrëfyer mbi njohjet me dy shqiptarët e quajtur Klodi dhe Olti, me vajzën shqiptare, që kishte vendosur të jetonte me të.

Aksioni i energjisë, 21 'hajdutë' në pranga, mes tyre dhe nga OSHEE

Postuar në 29 Nëntor, 2014 14:14

Aksioni i Operatorit të Shpërndarjes së Energjisë Elektrike në bashkëpunim me Policinë e Shtetit vijon të finalizohet nga dita në ditë me arrestime të personave që kryejnë lidhje të jashtëligjshme të energjisë. Këtë të shtunë, 21 persona janë arrestuar në të gjithë vendin për vjedhje të energjisë elektrike.

Mes të arrestuarve, 2 janë punonjës të vetë OSHEE-së, ndërsa një elektricist i këtij Operatori në Elbasan ndiqet në gjendje të lirë.

Sipas njoftimit zyrtar të Policisë së Shtetit, 4 persona të tjerë janë shpallur në kërkim ndërsa 13 ndiqen në gjendje të lirë.

Skemë mashtrimi me TVSH-në. Akuza çon në Gjykatë 32 persona

Postuar në 29 Nëntor, 2014 14:12

Prokuroria e Tiranës ka mbyllur hetimet për një skemë mashtimi me Tatimin mbi Vlerën e Shtuar (TVSH), në industrinë e përpunimit të metaleve, skrapit, e cila ka shkaktuar një dëm ekonomik në vlerën e rreth 26 milionë dollarëve.

Meta pret veteranët për çlirimin "Sakrifica juaj do jetë drita jonë"

Postuar në 29 Nëntor, 2014 12:17

Është mbajtur sot në ambientet e Kuvendit të Shqipërisë,  ceremonia zyrtare në kuadër të festimeve të 70-vjetorit të çlirimit të atdheut. Nën organizimin e Kreut të Kuvendit Ilir Meta në këtë ceremoni morën pjesë veteranë të Luftës Antifashiste Nacional-Çlirimtare, familjarë të tyre, personalitete të vendit, si dhe zyrtarë të tjerë.

PDK dhe LDK në garë të fortë për dominim e ministrive më të rëndësishme

Postuar në 29 Nëntor, 2014 10:33

Pas arritjes së marrëveshjes për koalicion mes PDK-së dhe LDK-së të dy këto parti akoma nuk i kanë ndarë postet ministrore. Zipas “Zërit”, analistët politik kanë vlerësuar se këto dy parti do të zhvillojnë garë të fortë për dominim në qeverinë e ardhshme. Prandaj sipas tyre, këto dy parti politike janë duke bërë përpjeke që të marrin ministritë më të rëndësishme. Publicisti, Halil Matoshi, tha për “Zërin” se PDK-ja do të tentojë që ministritë të cilat kanë buxhet më të madh t’i mbajë për vete, kurse ministritë më pak të rëndësishme t’ia japë LDK-së.

Pages

Subscribe to RSS - Arkiv-Lajme të përditësuara