PDK dhe LDK në garë të fortë për dominim e ministrive më të rëndësishme

Postuar në 29 Nëntor, 2014 10:33

Pas arritjes së marrëveshjes për koalicion mes PDK-së dhe LDK-së të dy këto parti akoma nuk i kanë ndarë postet ministrore. Zipas “Zërit”, analistët politik kanë vlerësuar se këto dy parti do të zhvillojnë garë të fortë për dominim në qeverinë e ardhshme. Prandaj sipas tyre, këto dy parti politike janë duke bërë përpjeke që të marrin ministritë më të rëndësishme. Publicisti, Halil Matoshi, tha për “Zërin” se PDK-ja do të tentojë që ministritë të cilat kanë buxhet më të madh t’i mbajë për vete, kurse ministritë më pak të rëndësishme t’ia japë LDK-së. Edhe analisti, Artan Muhaxhiri e ka vlerësuar si shumë komplekse qeverinë e ardhshme, pasi sipas tij suksesi i qeverisë se re do të varet nga vullneti i PDK-së. Sipas tij garë e fort ndërmjet këtyre dy partive është duke u zhvilluar edhe për marrjen e disa ministrive më të rëndësishme.

 

L.V

 

http://www.zeri.info/aktuale/8925/pdk-dhe-ldk-ne-lufte-per-dominim/

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.