Arkiv-Lajme të përditësuara

Përmbytjet në Vlorë, Bordi i Kullimit: Pati avari te hidrovori, u morën masa.

Postuar në 04 Dhjetor, 2014 09:50

Premtimet se rrugët e qytetit të Vlorës nuk do të përmbyteshin nga uji në kohë reshjesh mbetën vetëm në letër.

Reshjet e ditëve të fundit treguan se qyteti i Vlorës vijon të përballet ende me problemin e përmbytjeve të rrugëve të brëndshme.

Lidhur më këtë situatë drejtori i bordit të kullimit në qytetin bregdetar, Apostol Qirjo, pohon së reshjet e ditëve të fundit i gjetën të papërgatitur, dhe se në hidrovrin e qytetit pati avari dhe për këtë janë marrë masa ndëshkuesë karshi punonjësve të institucionit që ai drejton.

Lezhë, shembet ura në fshatin Gryk Manati, izolohen totalisht 15 familje.

Postuar në 04 Dhjetor, 2014 09:48

15-familje të një lagjeje të fshatit Gryk Manati në Komunën e Kolshit në Lezhë janë izoluar plotësisht përshkak të shembjes së urës.

Prurjet e përroit nga reshjet e dendura të shiut 20 ditë më parë e shkatërruan plotësisht urën që ishte ndërtuar me kontributn e vetë banorëve, ndërsa askush nuk ka marrë asnjë masë për të ndërtuar një urë tjetër.

Zoto: Qelitë të tejmbushura, por jo amnisti të burgosurve as për festa.

Postuar në 04 Dhjetor, 2014 06:56

Kur po i afrohemi gjithnjë e më tepër festave të fundvitit, dhe ku të gjithë kërkojnë ta festojnë atë pranë të afërmve, Drejtori i Burgjeve Artur Zoto ka theksuar se për këtë vit nuk do të ketë asnjë amnisti për të burgosurit.

Në ndryshim nga vitet e tjera, Zoto u shpreh se amnisti për këtë vit nuk do të ketë për të burgosurit, dhe madje as për festa.

102-vjetori i krijimit të FA, Bazo "Vijojmë krenarë krah NATO-s"

Postuar në 04 Dhjetor, 2014 06:55

Gjeneral Majori i Forcave të Armatosura të Shqipërisë, Jeronim Bazo përmes një letre të dërguar ka uruar FA me rastin e 102 vjetorit të krijimit të saj.

Në letrën e dërguar, Bazo shpreh mirënjohjen dhe vlerëson sakrificat e bëra ndër vite nga trupat e Forcave të Armatosura brenda dhe jashtë vendit. Duke e cilësuar si shumë të rëndësishme sakrificën dhe djersën e derdhur nga brezat paraardhës të shqiptarëve që u bënë pjesë e FA, Bazo thekson se pa këtë kontribut, shteti shqiptar nuk do të ekzistonte.

Tahiri në Londër, i premtohet asistencë për Byronë e Hetimit.

Postuar në 04 Dhjetor, 2014 03:05

Pas Italisë, Ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri, ka nisur tur takimesh me autoritetet më të larta të luftës kundër krimit dhe terrorizmit në Britaninë e Madhe. Ditën e djeshme, është takuar në Londër me drejtuesit më të lartë të Antiterrorit Britanik, si dhe drejtorin e përgjithshëm të Agjencisë Kombëtare të Antikrimit.

Kapet duke u vizituar në spital Ademi, në kërkim ndërkombëtar.

Postuar në 04 Dhjetor, 2014 03:02

Një 39-vjeçar në kërkim ndërkombëtar ka rënë në pranga të policisë. Lulzim Ademi i dënuar me 12 vjet e tre muaj burg për “Pjesemarrje në organizatë kriminale për trafikim lëndësh narkotike” nga drejtësia italiane është arrestuar nga efektivët kundër narkotikëve.

Specialistët e Sektorit të Operacioneve Speciale në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit kishin marrë informacion se në një spital privat në Tiranë kishte shkuar për të kryer vizitë mjekësore një person i shpallur në kërkim ndërkombëtar.

Dorëhiqet kreu i OSHEE Kukës Cengu, debat me drejtorin e ri.

Postuar në 04 Dhjetor, 2014 02:59

Dorëheqja e kreut të përgjithshëm të Operatorit të Shpërndarjes se Energjisë Elektrike Arben Seferi është pasuar edhe nga dorëheqja e kreut të OSHEE-së për qarkun e Kukësit, Astrit Cengu.

Ky i fundit ka lajmëruar vetë për dorëheqjen, teksa ka sqaruar se ka patur mosmarrëveshje me kreun e ri të OSHEE-së, Ardian Çela, i cili u vendos pak ditë më parë në këtë post në vend të Seferit.

Qarku i Kukësit është radhitur ndër më problematikët sa i përket lidhjeve të paligjshme të energjisë elektrike, teksa performanca e Cengut ka qënë pozitive sa i përket rritjes së arkëtimeve.

Emblema e flamurit kuqezi e vendosur përmbys...në gjykatë!

Postuar në 04 Dhjetor, 2014 02:52

Gafat me simbolet tona kombëtare nuk kanë të mbaruar. Rasti më i fundit është shënuar në institucione të larta të drejtësisë, ku emblema e flamurit të Republikës së Shqiëprisë është vendosur përmbys.

Kjo foto është shkrepur në ambientet e brendshme të Gjykatës Adminsitrative, ku shqiponja dy krenare është vendosur kokëposhtë.

Edhe në përkujtim të 70-vjetorit të Çlirimit në Shkodër, u shënua një tjetër incident ku shqiponja ishte vendosur horizontal në flamur.

 

Lezhë, aksidentohen me motor. Në gjendje të rëndë 2 të plagosurit

Postuar në 03 Dhjetor, 2014 16:22

Dy persona kanë mbetur të plagosur rëndë pasi motori me të cilin ata udhëtonin doli nga rruga duke u përplasur me barrierat mbrojtëse.

Aksidenti ndodhi në orët e pasdites të së mërkurës në dalje në hyrje të qytetit të Lezhës, ndërsa të plagosur kanë mbetur Kastriot Marku 43-vjeç i cili ishte drejtuesi i motorit si dhe Ndue Nekaj 52-vjeç.

Ata janë dërguar menjëherë në spitalin e Lezhës, nga ku është bërë e ditur se pasagjeri Ndue Nekaj ndodhet në gjendje kritike për jetën nga plagët e marra në kokë dhe pritet të dërgohet në spitalin e Ushtarak të Tiranës.

Bulqizë, gjobiten 13 subjekte minerare, nuk kishin leje mjedisore.

Postuar në 03 Dhjetor, 2014 09:09

13 subjekte që shfrytëzojnë mineralin e kromit në zonën Bulqizës janë gjobitur me 2 milionë lekë të reja nga Inspektoriati Shtetëror i Mjedisit, Pyjeve dhe Ujërave pasi nuk kishin leje mjedisore.

Ky Inspektoriati ka nisur një aksion për të gjitha subjekete që shfrytëzojnë mineralin e kromit, e ndërsa në rrethin e Bulqizës janë 86 subjekteve minerare që ushtrojnë aktivitetin e tyre.

Gjatë inspektimit të ditës së sotme janë kontrolluar18 subjekte ku vetëm 5 prej tyre kishin leje mjedisore, ndërsa 13 subjektet e tjera janë gjobitur me 2 milionë lekë të reja për çdo subjekt.

Pages

Subscribe to RSS - Arkiv-Lajme të përditësuara