Zoto: Qelitë të tejmbushura, por jo amnisti të burgosurve as për festa.

Postuar në 04 Dhjetor, 2014 06:56

Kur po i afrohemi gjithnjë e më tepër festave të fundvitit, dhe ku të gjithë kërkojnë ta festojnë atë pranë të afërmve, Drejtori i Burgjeve Artur Zoto ka theksuar se për këtë vit nuk do të ketë asnjë amnisti për të burgosurit.

Në ndryshim nga vitet e tjera, Zoto u shpreh se amnisti për këtë vit nuk do të ketë për të burgosurit, dhe madje as për festa.

Jo vetëm kaq por Drejtori i Burgjeve ka ngritur shqetësimin e një situate politike që lidhet me numrin e lartë të të burgosurve në vend. Sipas Zotos, janë 1000 të burgosur mbi kapacitetin e lejuar në të gjithë vendin, çka e ka kthyer situatën në problematike.

Në këtë drejtim, Zoto nënvizon se situata do të mund të normalizohej me hapjen e 2 burgjeve të reja. Kjo pasi tashmë burgu në zonën e Ali Demit në Tiranë është kthyer në
burg vetëm për femra.

“Këtë vit nuk do të ketë amnisti për të burgosurit, dhe as për festa. Madje situata është pak problematike, pasi kemiu 1000 të burgosur mbi kapacitetin e lejuar. Me hapjen e 2 burgjeve të reja, situata do të mund të normalizohet. Kjo pasi edhe burgu i ‘Ali Demit’ në Tiranë është kthyer vetëm për femra.” Shprehet Zoto.
 
Deklarata e Drejtorit të Burgjeve vjen pak ditë para festave të fundvitit, dhe ku në të njëjtën periudhë në të kaluarën, Presidenti i Republikës jepte amnisti për disa prej të burgosurve.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.