Lezhë, aksidentohen me motor. Në gjendje të rëndë 2 të plagosurit
![](https://www.respublica.al/sites/default/files/styles/large/public/default_images/no-photo_0.jpg?itok=QGFmpan5)
Dy persona kanë mbetur të plagosur rëndë pasi motori me të cilin ata udhëtonin doli nga rruga duke u përplasur me barrierat mbrojtëse.
Aksidenti ndodhi në orët e pasdites të së mërkurës në dalje në hyrje të qytetit të Lezhës, ndërsa të plagosur kanë mbetur Kastriot Marku 43-vjeç i cili ishte drejtuesi i motorit si dhe Ndue Nekaj 52-vjeç.
Ata janë dërguar menjëherë në spitalin e Lezhës, nga ku është bërë e ditur se pasagjeri Ndue Nekaj ndodhet në gjendje kritike për jetën nga plagët e marra në kokë dhe pritet të dërgohet në spitalin e Ushtarak të Tiranës.
Nga të dhënat e para të policisë është bërë e ditur se shkak për aksidentin është bërë shpejtësia me të cilën lëvizte motori duke bërë që të humbasë kontrollin dhe të përplaset me barrierat mbrojtëse të rrugës.
Aksidenti i cili ndodhi në hyrje të Lezhës u pasua edhe me një trafik të rënduar, për shkak të bllokimit të rrugës nga policia deri në përfundimin e veprimeve.
Add new comment