Arkiv-Lajme të përditësuara
Pezullohet kampionia Romela Begaj, pozitive në anti-doping!
Romela Begaj, kampionia e botës në peshëngritje në stilin e shkëputjes, është pezulluar përkohësisht nga çdo aktivitet sportiv pasi ka rezultuar pozitive në testet anti-doping. Lajmi është bërë publik nga Federata Ndërkombëtare e Peshëngritjes, e cila në faqen e saj zyrtare në internet, thotë se nga analizat që i janë bërë peshëngritëses shqiptare, është konstatuar prani e substancës së ndaluar stanozolol.
Akuzat e PD, Çela: Jam i pastër me vendim të Prokurorisë Durrës.
Administratori i ri i Operatorit të Shpërndarjes së Energjisë Elektrike Ardian Çela ka hedhur poshtë akuzat e bëra dje nga ana e Partisë Demokratike se ndodhet nën hetim për dëm ekonomik në vlerën 1.3 milionë dollarë, në kohën që ishte kryetar i Komisionit të Tenderave në Bashkinë e Durrësit.
Digjet makina e vëllait të kryetarit të PS Fierzë, dyshohet e qëllimshme.
Një makinë është shkrumbuar nga flakët mbrëmjes e së enjtes në fshatin Fierzë të Pukës.
Mësohet se automjeti tip “Isuzu” me targa AA 489 CH është në pronësi të Pajtim Frrokut, vëllait të kryetarit të Partisë Socialiste të komunës Fierzë, Nikolin Frroku.
Burime paraprake pranë policisë së Pukës thanë se dyshohet që makina të jetë djegur qëllimisht nga persona ende të paidentifikuar.
Policia po merr në pyetje pronarin e automjetit dhe familjarët e tij lidhur me konflikte të mundshme që mund të kenë me persona të tjerë.
"Loro Boriçi", banorët që u prishen shtëpitë presin Ramën me protesta.
Banorët e zonës pranë stadimit “Loro Boriçi” në Shkodër të ngritur në protestë kundër prishjes së banesave të tyre nga Inspektoriati Ndërtimor Urbanistik Kombëtar, për shkak të rikonstruksionit të stadiumit, janë përplasur me policinë gjatë ditës sotme.
Banorët ishin drejtuar drejt Pallatiti të Sportit ku kryeministri Rama pritej të shpërndante certifikatet e legalizmit për disa banesa.
Policia sipas banorëve u ka marrë parrullat dhe kjo ka nxitur reagimin e banorëve të cilët janë konfrontuar me policinë.
"Loro Boriçi", banorët që u prishen shtëpitë presin Ramën me protesta.
Banorët e zonës pranë stadimit “Loro Boriçi” në Shkodër të ngritur në protestë kundër prishjes së banesave të tyre nga Inspektoriati Ndërtimor Urbanistik Kombëtar, për shkak të rikonstruksionit të stadiumit, janë përplasur me policinë gjatë ditës sotme.
Banorët ishin drejtuar drejt Pallatiti të Sportit ku kryeministri Rama pritej të shpërndante certifikatet e legalizmit për disa banesa.
Policia sipas banorëve u ka marrë parrullat dhe kjo ka nxitur reagimin e banorëve të cilët janë konfrontuar me policinë.
Demontohen 17 ton municione të Malit të Zi sipas standartit të NATO.
Shqipëria përfundon me sukses të plotë agjësimin e 17 ton municioneve të ardhura nga Mali i Zi. Lajmi bëhet i ditur nga vetë Ministria e Mbrojtjes e cila thekson se demontimin i municioneve është kryer në Uzinën e Lëndëve Plasëse në Mjekës të Elbasanit.
Sipas Ministrisë, finalizimi i këtij projekti është i një rëndësie të veçantë, pasi e kthen Shqipërinë në një qëndër të specializuar demontimi, duke rritur njëkohësisht mundësinë për hapjen e vendeve të reja pune.
Fushë-Krujë, pas një debati plagosen me thikë dy persona.
Dy persona kanë mbetur të plagosur me thikë pasditen e sotme në Fushë-Krujë. Ngjarja ka ndodhur në lokalin në pronësi të Servete Kaziu, 57 vjeç, e cila ka mbetur e plagosur, ndërsa personi tjetër i lënduar është Petrit Gjini, 60 vjeç.
Pas një debati për motive banale me Surre Curra, i cili njihet si person me aftësi të kufizuar mendore, ky i fundit ka plagosur me thikë Kaziun dhe Gjinin.
Dy të plagosur janë dërguar në spital për të marrë ndihmën e nevojshme mjekësore, ndërsa policia po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes.
Energjia, policia: Sot ndërpremë 1.175 lidhje, në pranga 17 persona.
Policia e Shtetit në bashkëpunim me OSHEE, kanë vijuar punën e përbashkët në të gjithë vendin për evidentimin dhe vënien para drejtësisë të autorëve të vjedhjes së energjisë elektrike , si dhe per ndërprerjen e lidhjeve të paligjshme të energjisë elektrike.
Në të gjithë vendin gjatë ditës së sotme, kanë vepruar 110 grupe të përbashkëta Polici – OSHEE.
Gjermeni e Kokëdhima: Landfilli zgjidhje për menaxhimin e mbetjeve.
Diskutohet domosdoshmëria e krijimit të një landfilli për zonën e Sarandës dhe Himarës. Ministrja e planifikimit të territorit dhe zhvillimit urban, Eglantina Gjermeni dhe deputeti i PS, Koco Kokëdhima dhe përfaqësuesit të pushteti vendor, kanë parashtruar zgjidhjet për menaxhimin e mbetjeve inerte të ngurta dhe mbetjet e tjera urbane.
Ministrja Gjermeni u shpreh se krijimi i landfilleve do të ndikojë në tërheqjen e turistëve, do të sigurojë një jetesë më të mirë për qytetarët, si dhe do të ketë rritje ekonomike për të gjithë zonë bregdetare.
KLSH kallëzim penal për tre ish-zyrtarë të Hipotekës në Durrës.
Kontrolli i Lartë i Shtetit kallëzon në Prokurori ish-regjistruesin dhe 2 specialistë të Zyrës Vendore të Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme, në Durrës. Sipas njoftimit zyrtar, KLSH në zbatim të programit të auditimit ka audituar Zyrën Vendore të Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme Durrës, për periudhën nga janar 2012- korrik 2014.