Shpërbërja e Perëndimit

Postuar në 18 Mars, 2025 19:00

Pas bombardimeve të rebelëve Houthi në Jemen, SHBA ka licencuar sulmet e Izraelit ndaj Gazas gjatë të cilave raportohet se sot janë vrarë 400 palestinezë. SHBA ka pranuar se është konsultuar për sulmet që sa vijnë i ngjajnë vrasjeve shtetërore të civilëve.

Paralel me këto zhvillime raportohet se ka përfunduar edhe “telefonata më e rëndësishme në botë”, ajo mes Donald Trump dhe Vladimir Putin e cila ka zgjatur 90 minuta dhe sipas të dhënave presupozohet të ofrojë një zgjidhje për Ukrainën.

Në fund, tarifat e Donald Trump dhe qëndrimet e djalit të tij për Kosovën, mbajtur nga Serbia, janë një tjetër episod që politika e presidentit të ri amerikan është asgjë më shumë sesa shpërbërje e politikës së deritanishme amerikane. Rendit të SHBA. Ajo që ofrohet është asgjë më shumë sesa një xhungël ku të fortët kërkojnë bindje dhe nënshtrim, duke kaluar madje rolin e subversionit ndaj demokracisë dhe zhvillimit të njeriut te SHBA. Ka qenë me siguri e paimagjinueshme që një narrativë e tillë të kishte kapur majën e pushtetit amerikan dhe të diktonte me këtë shpejtësi ndryshime që janë dramatike.

Dakordësia e stilit të shekullit të 19-të mes SHBA dhe Rusisë e vendos Europën në krizën më të madhe politike dhe të sigurisë që nga krijimi i saj sepse herët apo vonë presioni mbi të do të vijë me kërkesa për koncesione thelbësore. Donald Trump nuk mund të bëjë më në asnjë rrethanë si Garant i Perëndimit tani që ka shpërbërë kohezionin e tij me një moskuptim ndoshta të qëllimshëm të optikës europiane për sigurinë çka shtron rrugën që në planin afatmesëm BE-ja të shohë ripërkufizimin e vetes në një marrëveshje sigurie me Rusinë dhe një përfshirje të Turqisë në lojën e dorës së parë.

Përndryshe çdo manovër, taktikë dhe lëvizje është e destinuar të dështojë dhe edhe në këtë mënyrë, nuk është për t’u çuditur që arroganca amerikane të sjellë në një të ardhme edhe konfrontim ushtarak mes SHBA dhe Europës. Është antagonizmi që çon në një pikë vlimi.

Comments

Submitted by Aqif (not verified) on

Europa e ka humbur busullen ne cdo kah. Me Rusine u be lesh e li per hir te SHBA se qe nxiti luften ne Ukraine me emisaren e saj VIcky Torya Nulland, duke kryer kasaphane mbi ruset etnike ne Novorusija.
Te etur per kete lufte dhe qe i hedhin zjarr, jane Polonia dhe vendet chihuahua Baltike.

Europa e ka humbur dhe e tregoi fytyren e saj putanore ( sic e thekson edhe prifti Gj Fishta) pergjat genocidit Zionist ne Palestine. Po ashtu edhe tashme ne Siri ku po kryhet genocid mbi te krishteret dhe sektet jo sunite nga Takfiristet e HTS. Pra Evropa stimulon Genocidin Ziovehabist ne Siri, duke I dhene fondet monetare qeverise se Al Jolanit.

Europa e ka humbur busullen me SHBA pasi pergjat tre dekada e gjysem ne Bruksel eshte ngjizur nje Establishment ZioEvangjelist ku politiken e luajne sherbetoret e tij.

Dhe e fundit, e shume qesharake eshte se SHBA po luan rolin e mediatorit per "paqe" midis Rusise dhe Ukraines kur, eshte kjo Amerike qe nxiti luften, e coi Ukrainen ne esfel. E shkaterroi kete shtet per hesapin e saj.
Sa ironi..... krimineli behet paqeberes.
Ne si arnaut harbut milet nuk duhet te cuditemi pasi i kemi kriminelet ne qeveri e politike, te parin pushtin plak te penxheres se pentiumeve dhe te tik tokut.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.