Akuzat e PD, Çela: Jam i pastër me vendim të Prokurorisë Durrës.

Administratori i ri i Operatorit të Shpërndarjes së Energjisë Elektrike Ardian Çela ka hedhur poshtë akuzat e bëra dje nga ana e Partisë Demokratike se ndodhet nën hetim për dëm ekonomik në vlerën 1.3 milionë dollarë, në kohën që ishte kryetar i Komisionit të Tenderave në Bashkinë e Durrësit.
Në një prononcim për mediat, gjatë mbajtjes së seancës dëgjimore të ERE lidhur me kërkesën e kompanive të sektorit energjetik për rritje të çmimit të energjisë, Çela mohoi akuzat e PD, duke i cilësuar si të pavërteta, ndërsa shtoi se nuk është nën hetim dhe për të faktuar këtë ka vendimin e Prokurorisë Durrës.
Administratori i OSHEE, u shpreh se së shpejti do të shpërndajë për mediat vendimin në fjalë nga ana e Prokurorisë.
“Kam objektiv të ccoj përpara këtë kompani që synon të rrisë shpenzimet e qeverisë. Sa i përket akuzave unë jam i qetë dhe i ftohtë pasi akuza të tilla politike vijnë herë pas here. Për akuzën konkrete jam i pastër ku kam deklaratën e prokurorisë durrës. Zyra e medias do ta shpërndajë dhe do të jetë në dispozicion. “ theksoi Çela.
Add new comment