Arrestohet kryebashkiaku i Stambollit, rivali i Erdogan për President të Turqisë

Policia turke ka arrestuar sot kryebashkiakun e Stambollit, Ekrem Imamoglu, një opozitar i presidentit Recep Tayyip Erdogan.
Policia ka mësyrë në shtëpinë e tij, ndërkohë që hetimi përfshin 100 persona, mes të cëve biznesmenë dhe gazetarë ndaj të cilëve rëndon akuza e korrupsionit, mitmarrjes dhe bashkëpunimit me terroristë. Lidhur me akuzën e fundit policia turke po heton rreth marrëveshjeve të supozuara mes Imamoglu dhe krahut politik te Partisë Punëtore të Kurdistanit, përpara sesa ai të fitonte zgjedhjet.
Gazeta opozitare “Cumuriyet” shkruan se Imamoglu përballet edhe me akuzën e krijimit të organizatës kriminale.
Imamoglu është i vetmi kandidat rival ndaj Erdogan në garën presidenciale të vitit 2028 dhe me arrestimin e tij autoritetet turke kufizuan aksesin në disa platforma dhe media sociale.
Comments
Ky e ka mire, ta benim edhe
Ky e ka mire, ta benim edhe ne kshu mbase do ishim me rehat. Nese eshte oer te vjedh, vjedh njoni. Nese tenton dikush tjeter, e plasin brenda.
Sikur te ishte kshu, do e duronim edhe ne njerin e so na tepronte ndonje 5 leksh ne fund te muajit.
Po ketu jane te gjithe per burg
Add new comment