Zhdanov i vetësatirizimit, Basha rishpik veten si Luli! Për PS-në: 7x7=313

Postuar në 19 Mars, 2025 12:54

Ka disa ditë që Lulzim Basha është shfaqur me një profil të ri mediatik që ndryshon nga ai i formatit të zakonshëm që jemi mësuar. Basha në makinë, me një mënyrë të foluri të personalizuar si “çun lagjeje” që i drejtohet kryeministrit si “Rame”. Xhup lëkure, bluzë me kapuç në makinë, Lulzim Basha, ka hyrë përfundimisht në kremastarin e Lulit. Ai është sot më Lul se ç’ka qenë ndonjëherë.

7x7 bëjnë 313

thoshte sot, duke i kujtuar “Rame-s” se “shokët i ka në burg”.

Zoti Basha thotë se përfaqëson demokratët euroatlantikë që nuk janë gjëkundi me të, por në një mënyrë apo në një tjetër, Basha ka gjetur teknikisht opsionin që e fut në menunë e vëmendjes publike. Ai e ka rishpikur veten; nuk qesh më kot, shkel syrin, trash zërin, nuk përjashtohet që herët apo vonë të fotografohet duke u puthur me ndonjë euroatlantike idealiste dhe ja, e papdëgjuara ndodhi.

E kemi dëshmuar këtë proces me Nard Ndokën, që nga mërmërimat e asketikës cerebrale kaloi në modelin e rrufjanit që hedh e pret çdo gjë.

Nuk kemi të bëjmë me politikë mirëfilli, duhet gjetur një emër i ri për këtë kategori që vjen vërdallë me gallatë dhe qyl, si ai berberi që thuhej se Esat Pasha e dëgjonte për llafet e fundit në mëhallë. Fundja Nard Ndoka dhe tani Lul Basha janë të vetmit që përcjellin energji pozitive në politikën shqiptare, edhe pse nuk po pretendojnë të bëjnë histori.

Ky është Luli. Kishte veshur një kostum që nuk i rrinte. Fliste për shtetin, demokracinë, ligjin. Përralla që nuk shkojnë te ky Zhdanov i vetësatirizmit. Më në fund, vetvetja! Jo më kot:7x7 vetëm 49 nuk bëjnë.

s.zaimi

Comments

Submitted by Anonymous (not verified) on

Sec I ngjet stilit lali Eri dhe ky. Janë dy faqe te nje medalje.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.