Arkiv-Lajme të përditësuara

Komisioni për reformën në drejtësi Grupi i PS zgjedh katër deputetët.

Postuar në 01 Dhjetor, 2014 10:24

Partia Socialiste ka zgjedhur katër emrat që do të jenë pjesë e komisionit të posaçëm parlamentar për reformën në drejtësi. Grupi Parlamentar i socialistëve i  mbledhur sot në drejtimin e kryeministrit Edi Rama ka vendosur që  Fatmir Xhafaj, Armando Subashi, Ulsi Manja dhe Vasilika Hysi të jenë pjesë e këtij komisioni.
 
Në përbërje të komisioni do të ketë 11 anëtare; 6 nga shumica, 5 nga opozita ku 3 anëtare do t’i përkasin PD, 1 PR dhe 1 PDIU, përbërje kjo që nuk i krijon probleme maxhorancës të punojë pavarësisht bojkotit të opozitës.

Gjermeni i bashkohet aksionit të OSHEE: Sfidë e shoqërisë.

Postuar në 01 Dhjetor, 2014 10:23

“Sfida e energjisë elektrike nuk është vetëm e Qeverisë Rama por e të gjithë shoqërisë shqiptare”. Kështu deklaroi  ministrja e Zhvillimit Urban dhe Turizmit Eglantina Gjermeni ndërsa iu bashkua aksionit të ndërmarrë nga Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike kundër abuzimeve dhe vjedhjes së energjisë elektrike .

Apeli për krimet e rënda rikthen për gjykim çështjen e Dritan Dajtit.

Postuar në 01 Dhjetor, 2014 10:21

Gjykata e Apelit për Krimet e Rënda ka rikthyer për shqyrtim çështjen e Dritan Dajtit, i akuzuar për vrasjen e 4 oficerëve të policisë. Gjykata e Krimeve të Rënda pas 280 seancave e dënoi më 24 korrik 2014 me 4 burgime të përjetshme. Pas këtij vendimi, Dritan Dajti e apeloi vendimin me 1 gusht 2014, ndërkohë që pas shqyrtimit të kërkesës Gjykata e Apelit për Krimet e Rënda vendosi që procesi ndaj Dritan Dajtit të rifillojë nga e para. 

PS: Zgjedhjet e PD, shpërblyen 'të pavarurit' Ristani dhe Bushati.

Postuar në 01 Dhjetor, 2014 07:08

“Të gjithë ish-zyrtarët që deri dje pretendonin se ishin të pavarur, sot janë shpërblyer me poste drejtuese brenda Partisë Demokratike për favoret që ata i kanë bërë kësaj partie në kohën kur qeveriste vendin.” Kjo ka qenë kryefjalë e Partisë Socialiste një ditë pas zgjedhjeve për postet drejtuese të zhvilluara dje nga Partia Demokratike.

Vlorë, kapet me 20 kallëpe tritol. Destinacion, tregu i Vlorës e Italia

Postuar në 01 Dhjetor, 2014 05:31

Një person është arrestuar në qytetin e Vlorës pasi në cantën e tij policia gjeti 20 kallëpe tritol C4. Lënda ekspolizive ka ardhur nga Mali i Zi dhe gjysma e tij dyshohet të kishte destinación tregun vendas, ndërsa pjesa tjetër për në Itali.

Arrestohet avokati Bashkim Hoxha. Sms kërcënuese kryeministrit Rama

Postuar në 01 Dhjetor, 2014 05:29

TIRANE – Kryeministri Edi Rama është kërcënuar nga avokati Bashkim Hoxha, përmes mesazheve telefonike.

Avokati është vënë sot në pranga nga Policia e Tiranës, ndërsa prokuroria e Tiranës e cila ka nisur procedimin penal ndaj tij do të hetojë në lidhje me një mesazh kërcënues dërguar kreut të qeverisë në orën 04:00 të mëngjesit të 28 nëntorit, ditën e 102-vjetorit të pavarësisë.

Lushnje, vrau të moshuarin në xhami, dënohet me 25 vite burg

Postuar në 01 Dhjetor, 2014 05:26

25 vite ka dhënë gjykata e Lushnjës për Arjan Allën, i cili një vit më para vrau brenda në Xhami një 83-vjeçar.

Gjykata e kishte dënuar më hërët me burgim të përjetshëm Allën, por për shkak të gjykimit të shkurtuar dënimi i tij zbriti në 25 vite.

Vrasja e 83-vjeçarit Shamshir Muca në ambjentet e xhamisë shokoi opinionin publik në qytetin jugor, ndërsa thuhej se krimi ndodhi pas një debati për motive banale në xhami.

Ndërkohë lidhur me këtë autori i krimit ka refuzuar të flasë para gjykatësve dhe prokurorëve, dukë bërë që shkaqet e krimit të mbeten mister.

Itali, sekuestrohen 52 kg kanabis. Arrestohen 2 shqiptarët posedues

Postuar në 01 Dhjetor, 2014 05:24

TREVIZO - Policia italiane ka sekuestruar 52 kg kanabis sativa ndërsa në pranga si posedues të saj kanë rënë dy shtetas shqiptarë. Ngjarja ka ndodhur në Trevizo të Italisë, ku dy shqiptarëve të arrestuar, përkatësisht të moshave 25 dhe 30 vjeç u janë zbuluar fillimisht gjatë një kontrolli rutinë, sasi të vogla kanabisi.

Kjo ka bërë që të shtohen dyshimet ndaj tyre, dhe nga kontrolli i ushtruar në banesat e tyre, është zbuluar edhe sasia prej 52 kg e lëndës narkotike.

Vlorë, kapet duke tentuar të vjedhë në një banesë, pranga 31-vjeçarit

Postuar në 30 Nëntor, 2014 14:24

Një 31-vjeçar nga Vlora ka rënë në prangat e policisë ditën e sotme pasi akuzohet për vjedhje. Arjan Hysenaj është arrestuar në flagrancë ditën e sotme duke tentuar të hapë bravën e një banese në lagjen “Pavarësia” të qytetit bregdetar. Gjatë momentit të arrestimit, 31-vjeçarit nga Vlora iu sekuestruan në cilësinë e provës materiale pajisje të posaçme për hapjen e bravave të dyerve.
 
I riu u shoqërua në komisariatin e Vlorës, ndërsa materialet i kaluar prokurorisë së rrethit për procedim të mëtejshëm penal.  

Tiranë, një person tenton të hidhet nga kati i 5 i pallatit

Postuar në 30 Nëntor, 2014 09:09

Një person tenton të hidhet nga kati i pestë i një pallati në kryeqytet. Ngjarja është shënuar pranë “Shkollës së Baletit”, ndërsa në vendngjarje kanë mbërritur forcat zjarrfikëse dhe ato të policisë.
 
Personi me inicialet A.Fetiu, kërcënon se do të hidhet nga pallati, ndërsa forcat e policisë po negociojnë me të.

Ende nuk dihen motivet që çojnë Fetiun drejt një veprimi të tillë. 

Pages

Subscribe to RSS - Arkiv-Lajme të përditësuara