Dorëhiqet kreu i OSHEE Kukës Cengu, debat me drejtorin e ri.

Postuar në 04 Dhjetor, 2014 02:59

Dorëheqja e kreut të përgjithshëm të Operatorit të Shpërndarjes se Energjisë Elektrike Arben Seferi është pasuar edhe nga dorëheqja e kreut të OSHEE-së për qarkun e Kukësit, Astrit Cengu.

Ky i fundit ka lajmëruar vetë për dorëheqjen, teksa ka sqaruar se ka patur mosmarrëveshje me kreun e ri të OSHEE-së, Ardian Çela, i cili u vendos pak ditë më parë në këtë post në vend të Seferit.

Qarku i Kukësit është radhitur ndër më problematikët sa i përket lidhjeve të paligjshme të energjisë elektrike, teksa performanca e Cengut ka qënë pozitive sa i përket rritjes së arkëtimeve.

Vetë Astrit Cengu ka pohuar se nëpërmjet një deklarate për mediat në vijim do të japë më shumë informacion për dorëheqjen e tij.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.