‘Muze’ për viktimat e komunizmit. Basha: Po promovohet E.Hoxha

Postuar në 27 Nëntor, 2014 15:54

TIRANË - Gjatë ceremonisë së organizuar nga Bashkia Tiranë për ngritjen e muzeut virtual, për viktimat e komunizmit "In Memoriam 1944-1990", Lulzim Basha u shpreh se prej 1 viti përballemi me promovimin e figurës së Hoxhës.

Duke e cilësuar Enver Hoxhën, si armikun më të egër të Shteteve të Bashkuar dhe Evropës së Bashkuar, Basha tha se prej një viti portreti i tij valvitet mbi kokën e kryeministrit.

Kjo sipas tij është përdhosja më e ndyrë ndaj mijërave personave që u torturuan, u vranë e burgosën se donin lirinë.

Duke folur për ngritjen e muzeut virtual, Basha u shpreh se ky instilacion ngrihet jo për viktimat, por për martirët e komunizmit. Gjithashtu ai shtoi se Diktatura sundoi më shumë se 4 dekada dhe se prova më e fortë e kësaj qëndresë janë të persekutuarit politik.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.