Korçë, përplaset nga automjeti. Ndërron jetë në spital 56-vjeçari.

Postuar në 24 Nëntor, 2014 12:06

Një 56-vjeçar nga Korça ka gjetur vdekjen pasditen e sotme teksa biçikleta me të cilën udhëtonte është përplasur me një mjet në aksin Korçë–Pogradec.
 
Viktima është, Mehmet Matraku, ndërsa ,mësohet se ai fillimisht ka mbetur i plagosur nga kjo përplasje, ndërsa ka ndërruar jetë në spitalin e qytetit.
 
56-vjecari që udhëtonte me biçikletë u përplas nga automjeti tip Golf me targa, AA 692KJ që drejtohej nga shtetasi Geri Pengu.
 
Ky i fundit është ndalur nga policia e cila ka mbërritur në vendngjarje dhe po punon për të zbardhur rrethanat e plota të aksidentit.  

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.