Shkatërrohet linja trafikut të drogës Shqipëri-Itali, 22 persona në pranga
![](https://www.respublica.al/sites/default/files/styles/large/public/default_images/no-photo_0.jpg?itok=QGFmpan5)
Policia italiane ka shkatërruar një bandë të trafikimit ndërkombëtar të drogës, nga Shqipëria për në Itali, ndërsa janë arrestuar 22 persona. Lajmi bëhet i ditur nga mediat italiane sipas të cilave, sasia e lëndëve narkotike vinte nga Shqipëria, me destinacion krahinën e Piemontes në veri.
Mësohet se të arrestuarit kryenin trafikun e të gjitha drogërave, si kokainë, heroinë, dhe kanabis sativa.
Sipas policisë italiane, lënda narkotike vinte fillimisht në Siçili, për tu transportuar më pas me trajlera të transportit të automjeteve drejt krahinën së Piemontes. Në mesin e materialeve të sekuestruara, të arrestuarve iu gjetën edhe armë zjarri.
Ende nuk bëhet e ditur nëse në mesin e të arrestuarve ka shtetas shqiptarë. Ndërkaq vijon hetimi i policisë italiane lidhur me rrjetin e trafikut dhe përfshirje të personave të tjerë si pjesë e bandës.
Add new comment