Tiranë, procedohet penalisht polici, ngacmoi i dehur pastruesen
![](https://www.respublica.al/sites/default/files/styles/large/public/2015/07/28/5014_cache-210-166-strict-119201_35.jpg?itok=IMZnE8bg)
Një punonjës i policisë së Tiranës është proceduar në gjendje të lirë, pasi akuzohet se ka ngacmuar një punonjëse të mirëmbajtjes së rrugëve të kryeqytetit.
Mësohet se procedimi në gjendje të lirë ka nisur ndaj efektivit të komisariatit nr.6 në kryeqytet Afrim F. Sipas policisë, efektivi blu, ka qenë në gjendje të dehur në momentin kur ka ngacmuar punonjësen e mirëmbatjes.
Po ashtu bëhet e ditur se efektivi nuk ka qenë në detyrë në momentin që ka ngacmuar punonjësen e bashkisë së kryeqytetit. Ndërkohë vijojnë hetimet lidhur për këtë akuzë ndaj efektivit të policisë së Tiranës.
Add new comment