Vidhnin makinat në Tiranë dhe i shisnin për pjesë këmbimi, arrestohen 4 persona.

Postuar në 28 Nëntor, 2014 04:37

Efektivët e komisariatit Nr 3 në Kryeqytet kanë arrestuar një grup kriminal të përbërë nga  4 persona të cilët akuzohen për vjedhje makinash.

Emrat e 4 personave të arrestuar ende nuk dihen, por mësohet se ata i vidhnin makinat në Tiranë dhe më pas i çmontonin ato për t’i shitur si pjesë këmbimi në Fushë-Krujë.

Bëhet e ditur se policia është duke vijuar hetimet për zbardhur të gjitha vjedhjet e kryera nga ky grup. 

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.