Greqi, policia zbulon grupin kriminal të shqiptarit Arbër Bako

Postuar në 28 Nëntor, 2014 04:42

Pas dëshmive të Arbër Bakos, autori i sulmit me armë në një lokal nate në Athinë disa më parë, policia greke ka arritur të zbulojë grupin kriminal që bashkëpunonte me të. Nga ngjarja e ndodhur në Greqi u plagosën 15 persona, dhe pas hetimeve policia greke ka arrestuar një shqiptar, ndërsa janë shpallur në kërkim disa persona të tjerë. Pas dëshmive të shqiptarit Arbër Bako, në prangat e policisë greke është vënë Klodian L. me pseudonimin “Meçi”, i cili dyshohet se kryente vrasjet nën urdhrat e të burgosurve. Sipas policisë greke, Klodian L. ka tentuar të vrasë në ushtarak të lartë kundrejt shpërblimit prej 200 mijë euro, ndërsa dyshohet edhe si autor i vrasjes së dy neonazistëve në Greqi.
 
Pas dëshmive të Bakos, policia greke është vënë në kërkim edhe të dy shtetasve të tjerë shqiptare, një vajzë dhe një djalë me emrin Olti. Ndërkaq, në kërkim janë shpallur edhe një shtetas polak dhe një shofer taksie grek.
 
Gjatë dëshmisë së tij para Prokurorisë greke, Bako ka pranuar përfshirjen në përplasjen me armë në Athinë, ku mbetën të plagosur 15 persona. 

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.