Arrestohet për shfrytëzim prostitucioni. U denoncua nga vëllai i 18-vjeçares.
![](https://www.respublica.al/sites/default/files/styles/large/public/default_images/no-photo_0.jpg?itok=QGFmpan5)
Një 31- vjeçar nga qyteti i Shkodrës është arrestuar pasditen e djeshme në kryeqytet për shfrytëzim prostitucioni të 18-vjeçares V.D. Gjithashtu është në pranga mësohet se ka rënë edhe një klient, i cili është shoqëruar në komisariat.
Policia është vënë në kërkim të 31-vjeçarit, Pashuk Fusha dhe 18-vjeçares V.D, prej 17 nëntorit ditë në të cilën vëllai i 18-vjeçares denoncoi në polici largimin e së motrës.
L.D kishte denoncuar largimin e së motrës nga banesa më 10 nëntor dhe mundësinë se ajo mund të trafikohej për qëllime prostitucioni.
Pas 10 ditë kërkimesh nga ana e policisë, 31-vjeçari fusha bashkë me 18-vjeçaren V.D janë arrestuar ditën e djeshme nga njësia speciale e policisë së Kryeqytetit “Shqiponja.”
Add new comment