Esktradohet nga Italia 22 vjeçari i dënuar 3.4 vjet burg për trafik droge

Postuar në 28 Nëntor, 2014 12:52

Zyra Qëndrore Interpol Tirana ka bërë të mundur ekstradimin nga Italia ditën e sotme të një 22 vjeçari të shpallur në kërkim ndërkombëtar dhe të dënuar në mungesë  me 3.4 vjet burg për “Prodhim, shitje të lëndëve narkotike“.

I ekstraduari është Robert Mulgeci 22 vjeç. Sipas policisë, Mulgeci ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar , pasi Gjykata e Apelit Tiranë , më 11.01.2013 e ka dënuar atë në mungesë me 3 vjet e 4 muaj burg , për kryerjen e veprës penale “Prodhim ,shitje të lëndëve narkotike.

Konkretisht, më 31.08.2011, në Tiranë, shërbimet policore gjatë kryerjes së shërbimit në sheshin “Nënë Tereza”, kanë dyshuar tek dy persona se mund të shpërndanin lëndë narkotike, të cilët janë larguar me shpejtësi duke përfituar edhe nga errësira sapo është afruar policia për kontroll.

Gjatë kontrollit në çantën e braktisur nga këta dy persona , janë gjetur 3 qese plasmasi më lëndë narkotike kanabis sativa me peshë 12.4 gramë , karta e identitetit të Robert Mulgecit , një aparat telefoni dhe disa dokumenta të tjera.

Si rezultat i bashkëpunimit të Interpol Tiranës me Interpol Romën, u bë i mundur arrestimi i tij, me qëllim ekstradimi drejt vendit tonë. Në aeroportin "Nënë Tereza" në Rinas ky shtetas iu dorëzua përfaqësuesve të Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve.  

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.