Elbasan, vrau 27-vjeçarin pas sherrit për një vajzë, pranga autorit
![](https://www.respublica.al/sites/default/files/styles/large/public/default_images/no-photo_0.jpg?itok=QGFmpan5)
ELBASAN- Është arrestuar mëngjesin e së premtes autori i vrasjes së 27-vjeçarit Fatjon Ocka i njohur edhe me emrin Xhuliano mbrëmjen e të dielës në lagjen “Beqir Dardha” të qytetit të Elbasanit. Spartak Shabani është vënë në pranga nga policia pasi është identifikuar vendndodhja e tij pas hetimeve disaditore.
26-vjeçari që akuzohet se ka vrarë me armë zjarri për shkak të xhelozisë dyshohej se fshihej në një banesë tek të afërmit e tij në qytetin e Elbasanit. Mëngjesin e sotëm është organizuar aksioni për kapjen e tij. Burime të policisë bëjnë të ditur se është transportuar në komisariat dhe po merret në pyetje. Vrasja e regjistruar pranë unazës së qytetit ka pasur si motiv xhelozinë.
I riu 27-vjeçar Ocka ngacmonte një vajzë nga qyteti i Elbasanit, por duket se së fundi ai do të kishte edhe një rival, dhe këtu ka lindur konflikti mes tyre.
Pasi kanë komunikuar disa herë në telefon ku edhe e kanë kërcënuar njëri-tjetrin Fatjon Ocka ka kërkuar sqarime dhe ka dashur ta takojë rivalin e tij. Ky i fundit e ka pranuar kërkesën e 27-vjeçarit. Pikërisht në vendin ku ka ndodhur edhe ngjarja dy të rinjtë janë takuar. Por ndryshe nga Ocka, rivali tjetër ka qenë i armatosur dhe nuk ka pritur shumë sqarimin por e ka qëlluar disa herë duke i shkaktuar më pas vdekjen.
Mbi 26-vjeçarin Shabani rëndon akuza “për vrasje me paramendim për motive të dobëta”.
Add new comment