Mashtruan me TVSH-në, Gjykata e Kukësit dënon 20 persona.

Postuar në 02 Dhjetor, 2014 06:51

36 vjet e 6 muaj burgim është kjo masa e dhënë nga Gjykata e Kukësit për 20 persona të akuzuar nga prokuroria për përfshirjen e një skeme mashtruese me rimbursimin e TVSH, me një dëm ekonomik rreth 2.5 milion euro.

Gjykata ka dënuar gjithashtu personat juridikë me gjobë në total 23.850.000 lekë të reja, për kryerjen e veprës penale “Fallsifikimi i vulave, i stampave ose i formulareve”, të parashikuar nga neni 190/2 të Kodit Penal.

Në bazë të vendimit të gjykatës, nga administratorët e këtyre kompanive, vetëm shtetasi Ismet Syla, i cili konsiderohet si personi kryesor i kësaj skeme mashtruese do të vuajë dënimin me 3.4 vjet në burg. Ndërsa për 19 personat e tjerë, gjykata ka pezulluar ekzekutimin, duke i vënë në provë për një periudhë 5-vjeçare.

Personat dhe subjektet e dënuar nga Gjykata e Kukësit

Ismet Syla 3 vjet e 4 muaj burgim; “Dielli II-B” shpk 4 milion lekë gjobë; Musa Kalia 3 vjet e 4 muaj burgim (në provë); “Liqeni VII” shpk 3.3 milion lekë gjobë; Arold Kola 1 vit e 4 muaj burgim (në provë); Kleo&Arold shpk 330.000 lekë gjobë; Luan Gjoka 1 vit e 4 muaj burgim (në provë); Arold&Relio shpk 330.000 lekë gjobë; Pjerin Gjoka 1 vit e 4 muaj burgim (në provë); Bardheti 1995” shpk 330.000 lekë gjobë; Gjin Doçi 1 vit e 4 muaj burgim (në provë); Genti&Eri shpk 330.000 lekë gjobë; Alfred Ndoci 1 vit e 4 muaj burgim (në provë); “Ndoci” shpk 330.000 lekë gjobë; Nikoll Nikolli 1 vit e 4 muaj burgim (në provë); “Egland Trans” shpk 330.000 lekë gjobë; Nikolin Zaja 1 vit e 4 muaj burgim (në provë); “Zaja 2012” 330.000 lekë gjobë; Bardhok Përndokaj 1 vit e 4 muaj burgim (në provë); “Loku Trans” shpk 330.000 lekë gjobë; Ludovik Prenga 1 vit e 4 muaj burgim (në provë); “Lonala” shpk 330.000 lekë gjobë; Edmond Sejdiraj 1 vit e 4 muaj burgim (në provë); “Sejdiraj” shpk 330.000 lekë gjobë; Preng Rrapi 1 vit e 4 muaj burgim (në provë);  “Rrapi” shpk 330.000 lekë gjobë; Armand Dervishi 1 vit e 4 muaj burgim (në provë); “Alfa&Epsilon” 330.000 lekë gjobë; Mujo Qyrdedi 1 vit e 4 muaj burgim (në provë); “Mujo Konstruksion” 330.000 lekë gjobë; Baki Rakipaj 1 vit e 4 muaj burgim (në provë); “Algedi 2008” shpk 330.000 lekë gjobë; Thanas Çuko 1 vit e 4 muaj burgim (në provë);  “Joela Çuko” shpk 330.000 lekë gjobë; Xhevahir Karaj 3 vjet e 4 muaj burgim (në provë); “Karaj” shpk 3.3 milion lekë; Skënder Bokçiu 3 vjet e 4 muaj burgim (në provë);  “Arifaj” shpk 3.3 milion lekë; Preng Deda 3 vjet e 4 muaj burgim (në provë);  “Vllaznimi Deda” 5 milion lekë

Hetimi i Prokurorisë së Kukësit

Disa subjekte private, të cilat operojnë kryesisht në fushën e rikunstroksioneve të ndërtimeve dhe që kanë fituar në procedurat të prokurimit publik në disa institucione publike, kanë paraqitur në mënyrë të rreme shoqërinë “DIELLI-I.I-B” sh.p.k, me administrator shtetasin kosovar Ismet Syla, si shoqëri nënsipërmarrëse (nënkontraktore) për kryerjen e punimeve. Nëpërmjet kësaj skeme, këto subjekte kanë përfituar në mënyrë të padrejtë rimbursimin e TVSH-së nga administrata tatimore, e cila arrin në vlerën e 2.5 milionë eurove. Pas hetimit të kryer nga Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Kukës dhe Drejtorisë së Hetimit Tatimor të Drejtorisë së Përgjithshme të Tatimeve është arritur në përfundimin se administratorët e këtyre kompanive dhe administratori i “DIELLI...”, shtetasi Ismet Sylajanë përfshirë të gjithë në një skemë mashtrimi rimbursimi të TVSH. Fakti që këto subjekte nuk e kanë pasur si nënsipërmarrës kompaninë “DIELLI...” është pranuar edhe nga vetë administratorët e tyre, të cilët për më tepër, nuk ua kanë bërë të ditur autoriteve që do të rikonstruktonin ndërtesat e tyre faktin që do të punonin nëpërmjet nënkontraktorit. Kjo, për prokurorinë, ka ndodhur pasi në të vërtetë nuk kanë pasur nënkontraktor, por e kanë përfshirë në mënyrë të rreme për të përfituar në formë të paligjshme rimbursimin e Tatimit mbi Vlerën e Shtuar (TVSH).

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.