Sarandë, INUK së shpejti aksion për prishjen e ndërtimeve pa leje.
![](https://www.respublica.al/sites/default/files/styles/large/public/2015/07/28/6418_cache-210-166-strict-148059.jpg?itok=udWH3SPj)
Së shpejti do të nisë aksioni për prishjen e ndërtimeve pa leje në qytetin e Sarandës. Kryetari i Bashkisë së Sarandës Stefan Cipa ka konfirmuar këtë aksion, si dhe ka kërkuar ndihmën e INUK për realizimin e tij.
Por kryetari i Bashkisë nuk ka dhënë detaje se cilat objekte janë dokumentuar të paligjshme apo sa është numri i tyre.
Sipas tij do të vazhdohet zgjerimi i hapësirave turistike dhe aktualisht janë liruar 3 mijë metër katror sipërfaqe të gjelbërta publike.
Ndërkohë Bashkia Sarandë ka publikuar edhe paktën fiskale 2015, e cila do të shqyrtohet nga këshilli bashkiak. Për këtë të fundit Cipa ka thënë se për 2015 parashikohet një ulje e taksës me 20% për biznesin e vogël nën sipërfaqen 30 metër katror, ndërsa të ardhurat parashikohen të jenë po ato të vitit 2014.
Add new comment