Bashkia e Tiranës partnere e projektit “Build SEE” për ndërtimin e gjelbër.

Postuar në 02 Dhjetor, 2014 11:59

Bashkia e Tiranës ka marrë pjesë në konferencën shkencore në Bukuresht e cila ishte pjesë përmbyllëse e projektit “Build SEE”, që përfshin 12 partnerë europianë, midis të edhe ky institucion.
 
Në fokus të kësaj konference ishin rastet e studimit dhe kërkimet shkencore që u paraqitën në këtë konferencë përbëjnë hapa të rëndësishëm për secilin vend apo qytet në lëmin e planifikimit "të gjelbër" dhe të ndërtimit "të gjelbër".
 
Projekti “Build SEE” është mbështetur nga Bashkimi Europian, me qëllimin për të bërë një analizë sa më të detajuar të hendekut midis legjislacionit komunitar dhe situatës në terren për sa i takon efiçencës së energjisë në ndërtesa. Ky projekt synon që nëpërmjet rasteve të studimit, të ofrojë dhe një plan praktik dhe realist veprimi në nivel qyteti se si mund të ecet më shpejt drejt efiçencës.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.