Korçë, sekuestrohen 12 kg kanabis arrestohen 5 persona posedues.

- Policia e Korçës në kuadër të finalizimit me sukses të operacionit të koduar “Sporti 1”, ka bërë të mundur që të sekuestrojë 12 kg kanabis sativa, si dhe arrestimin e 5 personave posedues të saj, ndërsa është proceduar në gjendje të lirë një shtetase.
Në prangat e policisë kanë rënë Tomor Pengu, 47 vjeç, Andrea Kapurani, 22 vjeç, Olgor Metolli, 21 vjeç, Gjergji Panolli, 25 vjeç, si dhe Mikel Kodra, 19 vjeç, që të gjithë banues në Korçë. Ndërkohë është proceduar në gjendje të lirë, për veprën penale “Mos kallzim krimi”, shtetësja L.K , banuese ne Vreshtas në Korçë.
Sipas policisë të arrestuarit kryenin aktivitetin kriminal të shitjes dhe shpërndarjes të bimës narkotike në qytetin e Korçës. Lënda narkotike u gjet e fshehur në banesën e Tomor Pengut, ndërsa gjatë kontrollit në cilësinë e provës materiale u gjet e bllokuan 2 peshore elektronike, 7 aparate telefonike celular dhe një automjet i markës Alfa Romeo.
Materialet ne ngarkim, i kaluan Prokurorisë së Rethit Gjyqësor Korëçë, për veprime të mëtejshme për veprat penale Prodhimi dhe shitja e lëndës narkotike.
Add new comment