Gjirokastër,ndalohen 61 klandestinë sirianë, në mes tyre gra dhe fëmijë.
![](https://www.respublica.al/sites/default/files/styles/large/public/2015/07/28/8488_cache-210-150-strict-144508_8.jpg?itok=Bq1WRdxy)
Policia e Gjirokastrës, ka bërë të mundur ndalimin e 61 klandestinëve nga Siria të cilët kishin hyrë ilegalisht nga Greqia në territorin shqiptar. Sipas policisë ndalimi i tyre është bërë rreth orës 04.00, të mëngjesit të sotëm nga njësia e Policisë Kufitare që kryen patrullim në kufirin jeshil, në bashkëpunim me Forcat Delta , poshtë fshatit Glinë në Gjirokastër.
Ndalimi i tyre është bërë pasi klandestinët kishin hyrë ilegalisht në territorin shqiptar nëpërmjet kufirit jeshil me shtetin grek gjatë orëve të mbrëmjes , me destinacion Malin e Zi.
Sipas efektivëve blu në mesin e klandestinëve të ndaluar ka edhe gra dhe fëmijë. Pas ndalimit, nga ana e policisë, po punohet për rikthimin vullnetar të tyre në shtetin grek.
Kjo nuk është hera e parë që klandestinë sirianë futen ilegalisht në kufirin shqiptar me qëllim kalimin e tyre drejt vendeve të zhvilluara perëndimore.
Add new comment